Shifrat e të infektuarve me grip dhe viroza të stinës po rriten nga dita në ditë.
Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj gjatë një interviste për Euronews Albania tha se disa kategori janë më të rrezikuar për të bërë forma të rënda të sëmundjes.
Shtimi i numrave të të infektuarve pasohet edhe me shtim të rasteve spitalore si pasojë e komplikacioneve nga gripi.
Brataj vë theksin tek nevoja e vaksinimit si një mënyrë parandalimi për format e rënda dhe fatalitetet.
Ai tërheq vëmendjen se dezinformimi i dhënë shpesh nga joprofesionist, mbi vaksinimin pasohet me shtim të rasteve të infektimeve dhe një klinikë më e rëndë për disa pacientë.
Lini një Përgjigje