TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Janar 2026, 19:28

Mesazhet e SHBA për kartelet e drogës, Berisha: Të gjitha i drejtohen 'Ramaduros'

Shkruar nga Pamfleti
Mesazhet e SHBA për kartelet e drogës, Berisha: Të gjitha i
Sali Berisha

Në një bashkëbisedim me demokratët në Laprakë, kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje qytetarëve të dalin në sheshe dhe rrugë, duke theksuar se askush nga jashtë nuk do të vijë për të zgjidhur problemet e Shqipërisë. Sipas Berishës, zhvillimet e fundit ndërkombëtare kanë faktuar lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës.

Ka tre-katër muaj që çdo mesazh që vjen nga superfuqia numër një e botës, nga Shtetet e Bashkuara, është vetëm për kartelet e drogës. Vetëm për kartelet e drogës”, u shpreh Berisha, duke shtuar se mesazhe të tilla kanë marrë edhe vende të tjera të përfshira nga narkoshteti.

Kreu i PD-së deklaroi se Shqipëria është kthyer në problem për Europën dhe botën, ndërsa theksoi se opozita nuk do të tërhiqet. “Narkoshteti i Tiranës është bërë problem edhe për Europën edhe për botën. Askush nga jashtë nuk do t’i zgjidhë këto probleme. Do t’i zgjidhim vetë”, tha Berisha.

Ai akuzoi qeverinë se ka ndërtuar një regjim kriminal që pengon votën e lirë dhe deformon zgjedhjet, duke paralajmëruar se përballja do të vijojë në rrugë dhe sheshe deri në fitoren e opozitës.

Berisha: E keni dëgjuar.

Ka tre muaj, katër muaj që çdo mesazh që vjen nga superfuqia numër një e botës, nga Shtetet e Bashkuara, është vetëm për kartelet e drogës. Vetëm për kartelet e drogës. Mesazhe të tilla ka marrë Maduro gjersa e çuan atje ku duhet. Merr presidenti i Kolumbisë, merr Ramaduro i Shqipërisë.

Pse e thashë këtë? Ja dolëm. Ua them unë juve. Edhe para tre muajve, kishte diplomatë që u thoshte deputetëve tanë, le të flasë se do isha sa të dojë, po s'ia beson kush atij narkoshtetin e atij.

Po ç'kisha unë? Po mbroja veten time unë, po mbroja interesat e vendit tim. Po ja tani që narkoshteti është, narkoshteti i Tiranës është bërë problem edhe për Europën edhe për botën. Nuk tërhiqemi ne. Pse e bëra këtë analizë? E bëra këtë analizë se tani kemi ardhur në agun e fitores tonë.

Tani ky regjim që qëndron si kalbësirë në ato zyra, është faktuar se është një regjim krimi, se është një organizatë kriminale. Është faktuar se ka vjedhur dhe vjedh çdo ditë në mënyrë të paimagjinueshme paratë tuaja dhe pasuritë publike. Është faktuar se nuk njeh ligj, nuk njeh kushtetutë, nuk njeh normë, nuk njeh moral, nuk njeh standard.

Dhe ajo që është kryesore, është faktuar se boshti i të keqes i të gjitha të këqijave, i të gjitha këtyre të këqijave e ka emrin Edvin Droga, Edi Rama, Rama-duro. Është faktuar se krimi i organizuar nuk i lejon shqiptarët të votojnë. Është certifikuar. Është certifikuar se zgjedhjet në Shqipëri nuk zhvillohen midis partive, po midis shtetit, narkoshtetit dhe partive. Të gjitha këto janë faktuar tani. Tani e drejta është në anën tonë. Guximi është në anën tonë.

Ne jemi në prag të fitores. Dhe ne një lloj siç përmbysëm një diktaturë në vitin '90, siç përzumë me vota ata që erdhën me rebelim në vitin '97, do t'i përzëmë nga pushteti, të hapim rrugën e votës së lirë të qytetarëve, e fitores së opozitës. Kjo protestë që organizojmë ne, është e një rëndësie të jashtëzakonshme.

Miq, ju keni duruar shumë, keni sakrifikuar shumë, keni vuajtur shumë. Por sot ka shpresë. Sot kemi arritur ato që dy vite më parë nuk i mendonit. Sot e drejta është në anën tonë. Sot shpresa e vetme e shqiptarëve jemi ne, është Partia Demokratike.

Sot kërkohet sakrifica jonë. Por, në qoftë se kjo është e vërtetë për të gjithë shqiptarët, për qytetarët e Tiranës kjo është tre herë më e vërtetë. Kurrë ndonjëherë nuk keni patur në dorë për Tiranën dhe Shqipërinë më shumë se sa kësaj radhe.

Dhe unë kam besim se qytetarët e Tiranës do të jenë në krye të kësaj kryengritje paqësore që do fshijë nga faqja e dheut këtë regjim antishqiptar, kriminal, këtë regjim që qeveris me me metoda më të zeza, më kriminale.

Kryeministër që u çon dhe u hakeron kompjuterët prokurorëve, për të parë nëse nëse janë të shkrojtura aty krimet e tij. Nuk duhet të presim ne, nuk do presim ne që t'i na i zgjidh këto probleme as prokurori, as gjykatësi, askush nga jashtë. Do i zgjidhim vetë, do i zgjidhim vetë dhe ne nuk do lëshojmë në rastin më të afërt.

Ne do përballemi rrugëve të shesheve të Tiranës gjer në fitoren e Partisë Demokratike. Ju garantoj.

 

berisha shba rama

Lini një Përgjigje