TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Janar 2026, 18:55

Protesta para Kryeministrisë, Lapaj: Qeveria në funksion të krimit, mbjell frikë dhe dhunë!

Shkruar nga Pamfleti

Protesta para Kryeministrisë, Lapaj: Qeveria në funksion të

Po zhvillohet para Kryeministrisë protesta e paralajmëruar nga Adriatik Lapaj dhe aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”.

Adriatik Lapaj tha gjatë fjalës së tij se qeveria është në funksion të krimit dhe se ka mbjellë vetëm frikë dhe drogë në vend.

"Ky shtet i turpit, që e çoi Shqipërinë në këtë shkatërrim të madh. Nuk ka asnjë komb në botë që droga dhe krimi i organizuar kthehen në sistem, varfëria dhe korrupsioni mbizotëron. Keqqeverisja dhe autokracia mbizotëron se shteti vendoset në funksion të krimit dhe kjo duhet luftuar. Droga qoftë e bardhë apo e kuqe, vuajtja për kombin nga ata që i vendosin shtetet në funksion të drogës merion një luftë të madhe të një aleance ndërkombëtare kundër tyre. Do të mbahen mend si qeveria që mbolli drogë dhe frikë. Ndaj duhet ta presim nga rrënjët. Edi Rama o hajdut”, tha ai.

Qindra qytetarë dhe mbështetës u panë në bulevard mbrëmjen e sotme, teksa tundnin flamuj dhe parulla dhe lëshonin thirrje kundër qeverisë.

Me thirrjet “Edi Rama frikacak” dhe “Dorëheqje”, ata iu drejtuan me marshim kryeministrisë në bulevardin e madh.

Po ashtu ato mbanin në duar pankartën e madhe me mesazhin e Marco Rubios për kartelet e drogës.
Protesta është thirrur për të denoncuar korrupsionin, kapjen e institucioneve dhe abuzimet me pasuritë publike.

 

protesta para kryeministrisë

1 Komente

  1. M
    Moza

    Rama do kujdeset dhe per Palestinen tani.

    Lini një Përgjigje