TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Tetor 2024, 10:31

Frrok Gjini kërkon futjen në seancë të deputetëve të PD që s'janë dënuar, Spiropali: Ata që i pengojnë po bëjnë akt të rëndë!

Shkruar nga Pamfleti

Frrok Gjini kërkon futjen në seancë të deputetëve

Në nisje të seancës së sotme plenare, deputeti socialist Frrok Gjini i kërkoi kryeparlamentares Spiropali që të lejohet futja në sallë e deputetëve që nuk janë përjashtuar nga Sekretariati i Etikës.

Kjo kërkesë është mbështetur edhe nga kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, e cila ka vlerësuar edhe punën e gardës.

Deputetët e PD-së të përjashtuar u bënë barrikadë sot pasi tentuan moslejimin e deputetëve të PS-së të futen në sallë.

Gjini: Deputetë jo të dënuar është mirë tu krijohet mundësia të jenë prezentë në sallë. Të marrin pjesë në debat në Kuvend.

Spiropali: Duhet të jenë në Sallë. Ata që i pengojnë po bëjnë një akt të rëndë ndaj tyre dhe Gardës. Ata përballen me fyerje, janë vëllezër prindër bij të dikujt e nuk meritojnë të trajtohen në atë mënyrë.

Lini një Përgjigje