
Teksa opozita proteston jashtë, Kuvendi ka nisur punimet vetëm me deputetët socialistë.
Siç duket edhe nga pamjet, karriget e deputetëve të opozitës, të cilat u dogjën seancën e kaluar ende nuk janë zëvendësuar.
Kujtojmë që Kuvendi ka deklaruar se deputetët e opozitës do të paguajnë dëmet e shkaktuara në sallë, nga paga e tyre e cila do t’i mbahet automatikisht nëse nuk e japin vullnetarisht.
Diten e djeshme deputetët e PD, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati u perjashtuan me 60 dite nga Sekretariati i Etikes. Ky ndëshkim vjen pas tensioneve dhe kaosit në Paralment të hënën, ku u dogjën jashtë Kuvendit edhe karriget.
Ndërkohë deputeti tjetër, Edi Paloka u ndëshkua me 10 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit, ndërsa të tjerët me 40 ditë.
Kuvendi ka mbyllur sot të gjitha dyert për të mos lejuar hyrjen brenda të 24 deputetëve të përjashtuar nga Sekretariati i Etikës si masë ndëshkimore për kaosin dhe djegien e karrigeve në seancën e 30 shtatorit.
Lini një Përgjigje