
Deputetët e opozitës kanë bllokuar 5 hyrjet e Kuvendit.
Deputetët e PD shkuan herët sot në kuvend për të hyrë në seancë por kanë gjetur përballë gardën që i ka ndaluar hyrjen brenda.
Sot po ashtu hyn në fuqi vendimi i sekretariatit të etikës që përjashton 24 deputetët e PD-së nga aktiviteti parlamanetar si masë ndëshkimore për djegien e karrigeve, kaosin dhe hedhjen e këmbës së karrigeve dhe sende të tjera drejt kryetares së Kuvendit dhe ministrave në seancën parlamentare të 30 shtatorit 2024.
Parlamenti do të mblidhet sot në orën 10:00 në një seancë plenare e cila pritet të mos jetë normale për shkak të aksionit opozitar që Partia Demokratike ka marrë pas dënimit dhe burgosjes me 1 vit të Ervis Salianjit me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit për akuzën e ‘kallëzimit të rremë’.
Lini një Përgjigje