TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Tetor 2024, 08:24

Erdogan viziton Shqipërinë me 10 Tetor; çfarë do të kërkojë Sulltani nga Rama këtë herë?

Shkruar nga Pamfleti
Erdogan viziton Shqipërinë me 10 Tetor; çfarë do të
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe Rama

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë javën e ardhshme. 

Mediat proqeveritare shkruajnë se Erdogan do të vizitojë Tiranën me 10 Tetor dhe me 11 Tetor Erdogan do të udhëtojë drejt Beogradit.

Vizita e Erdogan në vendin tonë ka qenë e planifikuar më herët, ndërkohë që ka nisur masat për mbarëvajtjen e vizitës së tij në Tiranë.

Ende nuk ka asnjë informacion lidhur me agjendën e tij.

Por nuk përjashtohet mundësia që pjesë e bisedës të kenë qenë ato gjëra që kanë shqetësuar gjithmonë Erdoganin, siç janë lufta ndaj gylenistëve, xhamia e Namasgjasë, por dhe industria ushtarake.  

Ju rikujtojumë se një takim me dyer të mbyllura mes Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama u mbajt në shtator në New York ku u diskutuan lidhjet dypalëshe dhe çështjet rajonale.

Takimi me dyer të mbyllura u mbajt në Turkevi (Shtëpia Turke), qendra diplomatike turke në New York.

 

Lini një Përgjigje