TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Tetor 2024, 08:53

Seanca në Kuvend, Garda nuk lejon deputetët e përjashtuar të opozitës të futen në sallë

Shkruar nga Pamfleti

Seanca në Kuvend, Garda nuk lejon deputetët e përjashtuar të

Deputetët demokratë janë përballur me Gardën e Republikës, e cila kishte bllokuar hyrjen duke mos i lejuar të futen brenda.

Një ditë pasi Sekretariati i Etikës përjashtoi 24 deputetët e PD për kaosin e krijuar në Kuvend gjatë seancës së kaluar, sot ata janë paraqitur në ambientit të Parlamentit 90 minuta para nisjes së seancës.

Deputetët demokratë janë përballur me Gardën e Republikës, e cila kishte bllokuar hyrjen duke mos i lejuar të futen brenda.

Nga pamjet e siguruara, duket që deputetët Gazment Bardhi, Elda Hoti, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Dashnor Sula, Flamur Noka, Dhurata Çupi nuk lejohen të futen në sallë.

Ndërkohë, Gazment Bardhi i është drejtuar gardistëve: Hape pak rrugën, çfarë ka ndodhur?!

Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledjon Nallbati u përjashtuan me 60 ditë për kaosin dhe djegien e karrigeve seancën e fundit. Edi Paloka u përjashtua me 10 ditë, ndërsa 20 deputetë të tjerë të PD-së me 40 ditë përjashtim.

Kujtojmë se Grupi parlamentar i Partisë Socialiste kërkoi përjashtimin e 24 deputetëve të Partisë Demokratike, pas dhunës dhe tensioneve të krijuara në Kuvend gjatë seancës së 30 shtatorit.

Me një letër depozituar në Kuvend për kryetaren Elisa Spiropali, PS thekson se disa nga deputetët demokratë nuk lejuan zhvillimin normal të seancës duke dëmtuar pajisjet elektronike dhe bllokuar foltoren. Gjithashtu, PS shton se në drejtim të kryetares së Kuvendit janë hedhur sende duke i rrezikuar jetën si dhe djegien e karrigeve jashtë godinës.

Krahas renditjes së emrave të 24 deputetëve të PD-së, grupi i PS kërkon mbledhjen e sekretariatit të Etikës për marrjen e masave disiplinore ndaj tyre.

Kujtojmë që Kuvendi ka deklaruar se deputetët e opozitës do të paguajnë dëmet e shkaktuara në sallë, nga paga e tyre e cila do t’i mbahet automatikisht nëse nuk e japin vullnetarisht.

Deputetët e përjashtuar të PD-së 

1.Gazment Bardhi

2.Flamur Noka

3.Bledion Nallbati

4.Edi Paloka

5.Saimir Korreshi

6.Lefter Gështenja,

7.Luan Baçi

8.Dashnor Sula

9.Agron Gjekmarkaj,

10.Dhurata Çupi,

11.Xhelal Mziu,

12.Ina Zhupa,

13.Zheni Gjergji

14.Helidon Bushati

15.Lindita Metaliaj,

16.Ramadan Lika,

17.Asllan Dogjani,

18.Qani Xhafa,

19.Flamur Hoxha,

20.Isuf Çela

21.Kastriot Piroli

22.Lodovik Hasani,

23.Kasem Mahmutaj,

24.Edmond Spaho

Seanca në Kuvend, Garda nuk lejon deputetët e përjashtuar tëSeanca në Kuvend, Garda nuk lejon deputetët e përjashtuar të

Lini një Përgjigje