TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Janar 2026, 18:40

“Foltoret në PD”/ Berisha në garë me Salianjin, ‘zbarkon’ në Lezhë

Shkruar nga Pamfleti
“Foltoret në PD”/ Berisha në garë me Salianjin,
Berisha e Salianji

Kreu demokrat, Sali Berisha, do të ndalet në Lezhë, atje ku do të zhvillojë foltoren e rradhës, në një mori takimesh që po mbahen me demokratët në qytete të ndryshme të vendit.

Kështu pas takimit që Ervin Salianji mbajti në Korçë pasditen e 10 janarit, duket se kreu i PD-së, Sali Berisha, i përgjigjet me “Foltoren” e Lezhës.

“Nesër, datë 13 në ora 17:30 në rastin e 35 vjetorit të PD në Lezhë organizojmë dhe bashkëbisedimin me qytetarët dhe anëtarët e PD”, njofton Berisha në rrjetin social.

Duket se kreu demokrat Berisha dhe ish-deputeti Salianji janë në një garë “foltoresh”, pas një heshtjeje të gjatë që pasoi humbjen në zgjedhjet e 11 majit.

Salianji nisi takimet me demokratët e bazës duke shfrytëzuar apatinë e lidershipit të PD-së, ndërsa kjo lëvizje e ish-deputetit u interpretua si një agjendë personale që nuk i shërbente demokratëve, por Edi Ramës. Gjithsesi ajo u pasua me nisjen e takimeve nga kreu demokrat, Sali Berisha, i cili duke sfrytëzuar edhe përvjetorët e krijimit të degëve të PD-së në disa rrethe të vendit, po organizon takime dhe bashkëbisedime me bazën e kësaj partie.

 

Lini një Përgjigje