Ka nisur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” foltorja e rradhës parlamentaro-qytetare e thirrur nga Partia Demokratike, para godinës së Kryeministrisë.
Mbështetës të opozitës janë mbledhur në protestën e rradhës, e dyta kjo për vitin 2026-të, poshtë zyrave të Kryeministrit Edi Rama, duke i paraprairë kështu protestës kombëtare që do të mbahet më 24 janar.
Foltoret qytetare-parlamentare organizohen çdo të hënë, ndërsa për demokratët nuk ka rëndësi pjesëmarrja, por mesazhet që jepen nga ata që marrin fjalën në këtë protestë.
Opozita kërkon dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, që e konsideron si drejtuesin e një bande që po drejton vendin.
Anëtari i FRPD, Irakli Pano, ishte i pari që hapi fjalimet në foltoren e radhës, organizuar nga PD këtë të hënë.
I riu i kërkoi liderit të PD, Sali Berisha, të mos krijojë koalicione me parti të reja, por të mbështetet tek gjenerata e re e të rinjve në PD.
Ai renditi gabimet që bëri udhëheqja e PD, pas Rithemelimit dhe që çoi sipas tij dhe në rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.
“Prej një kohe të gjatë pas zgjedhjeve të 2023, kam patur dilemë nëse do duhet të vazhdoja në politikë. por së fundmi vendosa të flas përballë qeverisë, duke e parë në sy realitetin e të flas në familjen time politike”, tha ai.
Berisha në fjalën e tij tha se më 24 janar është thirrur një protestë kombëtare, ku do t'i jepen mesazhe të qarta Kryeministrit Edi Rama.
Lini një Përgjigje