TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Janar 2026, 15:35

Afera CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA, shtyhet sërish gjyqi paraprak për Metën dhe të akuzuarit e tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Afera CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA, shtyhet sërish gjyqi paraprak

Gjyqi paraprak për aferën CEZ-DIA dhe lobimin në Shtetet e Bashkuara ndaj Kreut të PL-së, Ilir Meta dhe të tjerëve, është shtyrë sërish. Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e avokatit të Piro Xhixhos, një prej të pandehurve në këtë çështje.

Seanca ishte parashikuar të zhvillohej në Gjykatën e Posaçme, ku pritej të shqyrtohej kërkesa e SPAK për kalimin e çështjes në gjykim ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe personave të tjerë të përfshirë në dosje. Trupa gjykuese vendosi shtyrjen e gjyqit paraprak në datë 22-janar.

Kujtojmë se hetimet lidhen me aferën CEZ-DIA, si edhe me dyshimet për lobim të paligjshëm në SHBA, nga LSI-ja çështje që prej kohësh janë në fokus të drejtësisë shqiptare.

meta cez--dia spak

Lini një Përgjigje