TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Janar 2026, 17:24

Këshilli për Mandatet mblidhet më 28 janar, Bardhi: Peleshi shkeli rregulloren, zbatoi urdhërin politik të Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Këshilli për Mandatet mblidhet më 28 janar, Bardhi: Peleshi
Gazment Bardhi dhe Niko Peleshi

Këshilli për Mandatin dhe Imunitetin do të mblidhet më 28 janar, ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për zv.Kryeministren Belinda Balluku, njëherazi edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Por demokratët duket se janë të pakënaqur me datën, pasi pretendojnë se mbledhja duhej të zhvillohej më shpejt. Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, akuzoi Kryeparlamentarin Niko Peleshi, se ka shkelur Rregulloren e Kuvendit, duke zbatuar urdhërat politikë të Kryeministrit Edi Rama.

“Pas kallëzimit penal për shpërdorim detyre nga Grupi Parlamentar i PD, sot pasdite Niko Peleshi ka njoftuar se do të mbledhë Këshillin e Mandateve në datën 28 Janar 2026, pra fiks 6 javë pasi SPAK ka paraqitur kërkesën.

Ky bllokim 6-javor është i paprecedent dhe një akt i lartë papërgjegjshmërie nga ana e mazhorancës socialiste, që ka vendosur të jetë bunkeri i të korruptuarve të qeverisë së Edi Ramës.

Pengimi i drejtësisë dhe bllokimi nga Kuvendi i shqyrtimit të kërkesës së SPAK për 6 javë, ka cënuar hetimet dhe i ka dhënë mundësi të pandehurës Balluku që të tentojë prishjen e provave/intimidimin e dëshmitarëve.

Edi Rama nuk fshihet më në vullnetin e tij për të mbrojtur korrupsionin qeveritar. Akte si këto, të diktuara nga tmerri se drejtësia po i afrohet më në fund atij vetë, tregojnë se sa të shpejtë dhe të dhimbshëm do ta ketë fundin e tij.

Në emër të Grupit Parlamentar të PD dënoj me forcë shkeljen e Rregullores nga Niko Peleshi dhe zbatimin prej tij të urdhërit politik të Edi Ramës për të zvarritur çështjen dhe për të penguar drejtësinë”, shprehet Bardhi.

bardhi peleshi keshilli per mandatet

Lini një Përgjigje