Kryeministri Edi Rama ka marrë urime për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit nga disa liderw tw BE, pwrfshirw residenti francez Emmanuel Macron.
Në një postim në X, kreu i Elizesë e cilëson atë një mik të dashur dhe i shpreh mbështetjen e Francës në rrugën drejt BE-së, ndërsa u kujton se do të jetë në Tiranë në samitin e liderëve të BE-së që zhvillohet të premten.
“Urime Edi Rama, mik i dashur, për fitoren tënde në zgjedhjet parlamentare. Franca do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Do të takohemi që të premten në Samitin e Komunitetit Politik Europian dhe për një vizitë që duhet të na lejojë të forcojmë edhe më shumë partneritetin tonë!”, shkruan.
Edghe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka uruar Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve parlamentare.
Përmes një postimi në platformën “X”, Orban shkruan se fitorja e Ramës ishte bindese, e se mezi pret për ta takuar në Samitin Evropian të së premtes në Tiranë, të cilin ai e quan si historik.
“Urime Kryeministrit @ediramaal për fitoren e tij bindëse në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. I dashur Edi, mezi pres të të shoh këtë të premte në Tiranë në atë që mund të jetë një Samit historik i EPC-së”, shkruan Orban.
Kujtojmë se Orban ka qenë mbështetes i Ramës dhe idealeve të tij, teksa ka shprehur suport për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Congratulations to Prime Minister @ediramaal on his landslide victory in the Albanian parliamentary elections.
— Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) May 14, 2025
Dear Edi, looking forëard to seeing you this Friday in Tirana at ëhat may prove to be a historic EPC Summit.
Lini një Përgjigje