TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Gusht 2023, 09:10

Çfarë po ndodh sot në Vlorë dhe Himarë? Tony Blair zbarkon me helikopter, Meloni pritet nga Rama; kryebashkiaku i Athinës paralajmëron protestë

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë po ndodh sot në Vlorë dhe Himarë? Tony Blair
Edi Rama, Giorgia Meloni, Tony Blair dhe Kostas Bakojanis

Ditën e sotme duket se politika do të përqendrohet në jug të vendit.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të vizitojë sot Vlorën, një ditë pasi në Himarë zbriti këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Tony Blair me një helikopter në Himarë.

Në qytetin e Himarës sot do të zbarkojë edhe kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakoyannis shkruajnë mediat greke, ku pritet të mbajë një protestë.

Sipas të dhënave të para, thuhet se Meloni mund të vizitonte qytetin bregdetar me një mjet privat.Nuk dihet ende qëllimi i vizitës, por Kryeministrja është ftuar nga homologu i saj në Shqipëri, Edi Rama, dhe bëhet fjalë për një vizitë private.

Ditët e fundit mediat italiane kanë treguar interes për mendimin e Kryeministrit Edi Rama në lidhje me Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, sipas të cilit ajo është trashëgimtare e një tigri, jo e një rinoceronti.

Në intervistën për gazetën e përditshme italiane “Libero”, sërish Rama përcolli vlerësimin e tij dhe surprizën përballë të cilës u gjendën dhe vetë liderët europianë.

”Në skenën ndërkombëtare, Giorgia i ka surprizuar të gjithë, e do të thosha alla grande, sepse teksa prisnin një përbindësh fashist që do të marshonte mbi Europë, u gjendën përballë një gruaje me aftësi mahnitëse në komunikim si një evropiane e thekur, që deri më tash s’ka thënë asgjë gabim. E djathta, e majtë, fashizmi, socializmi kanë kuptim kur flasim për histori, por kërkimi i sensit të tyre të hershëm në politikën e sotme mund të na ngatërrojë me këmbët tona”, tha Rama.

Pyetjes a është Giorgia trashëgimtare e Berluskonit, ai iu përgjigj: ”Giorgia është trashëgimtare e një tigri, jo e një rinoceronti”.

Ndërkohë vizita Kostas Bakoyannis lidhet me çështjen e Fredi Belerit.Ai pritet të shprehë mbështetjen e Athinës zyrtare për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në paraburgim që prej arrestimit në maj me akuzën e blerjes së votës.

Arrestimi i Belerit pak përpara zgjedhjeve lokale në Shqipëri ka shkaktuar tensione mes dy vendeve fqinjëve, me Athinën që kërcënon të bllokojë ofertën e anëtarësimit të vendit ballkanik në Bashkimin Evropian nëse ai nuk lirohet dhe nuk lejohet të bëjë betimin për të marrë postin e tij.

Bakojanis ka planifikuar të flasë në një tubim të madh të grekëve të Himarës të hënën në mbrëmje.

Ndërsa për vizitën e Tony Blair nuk ka shumë detaje, por ish- komandanti i Focave Detare Artur Meçollari tha se ardhja e Tony Blair në Shqipëri është për biznes.

Sipas tij s'ka asnjë surprizë në vizitën e Blair, pasi ish kreu i qeverisë britanike thjeshme po bën biznes së bashku me gruan e tij për kontratat që kapi pa konkurim në Minsitrinë e Jashtme të Shqipërisë./Pamfleti

 

himarë rama meloni tony blair

Lini një Përgjigje