TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Gusht 2023, 07:10

S’kanë fund skandalet e PS! Kryebashkiaku i Divjakës shan banorët që protestojnë për plehrat: Like k*rva! Nuk i dua votat tuaja!

Shkruar nga Pamfleti
S’kanë fund skandalet e PS! Kryebashkiaku i Divjakës shan
Josif Gorrea

Kryebashkiaku socialist i Divjakës është shfaqur së fundi në një video-skandal, ku shihet se ka një sjellje aspak të hijshme ndaj qytetarëve të bashkisë që drejton.

Dhjetra qytetarë po protestonin për plehrat dhe po kërkonin një zgjidhje te kryebashkiaku i tyre, Josif Gorrea të cilin e zgjodhën me votë më 14 Maj.

Megjithatë, duket se tre muaj pas zgjedhjeve ai nuk ka më nevojë për votën e tyre dhe veç kësaj shpërthen në të shara ndaj qytetarëve.

Bëhet fjalë për një telefonatë mes qytetarëve dhe kryebashkiakut Josif Gorrea, ku pamjet janë publikuar nga deputeti i PD-së, Saimir Korreshi.

“Nuk i dua votat thotë!!! Ta kishit bërë protestën me përpara thotë kryetari. Tani plera për të tërë.  Trim mbi trima te bëka karrigia.” – shkruan Korreshi krahas videos.

Biseda e qytetarëve me kryebashkiakun:

Qytetari:  Tani këta kanë pretendime që mos të derdhen më, le të mbulohen, por vetëm të mos derdhen

Kryetari: I thuaj atyre të ikin dhe ti kishin bërë protestat para 10 vjetesh ai Like k*rva. Para 10 vjetësh ti kishte bërë. Sot ti nuk më bën mua p*rdhë

Qytetarët: Kujt i thua k*rvë, ti ke marrë vota nga ne o maskara

Kryetari: Nuk i dua votat e tua, protestën duhet ta kishe bërë si njeri, protestën shko bëje me shokun tënd se me mua nuk ke shanse ti.

josif gorrea ps divjakë

Lini një Përgjigje