TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Gusht 2023, 12:57

Bllokimi i 32 mjeteve lundruese dhe gjobitja e pronarëve, Balla bën rolin e "xhandarit": Nuk do tolerojmë askënd!

Shkruar nga Pamfleti

Bllokimi i 32 mjeteve lundruese dhe gjobitja e pronarëve, Balla bën

Pas bllokimit të 32 mjeteve lundruese ka reaguar dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Balla u bën thirrje përdoruesve të mjeteve lundruese që të respektojnë parametrat e sigurisë ujore.

Ai thekson përmes një postimi në rrjetet e tij sociale se siguria e pushuesve është prioriteti kryesor.

“Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare janë në krye të detyrës për të monitoruar plazhet ku po pushojnë qytetarë të shumtë vendas dhe të huaj. Dua t’i kujtoj përdoruesve të mjeteve lundruese, që të respektojnë me rigorozitet perimetrat e sigurisë ujore për plazhisët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete. Nuk do të ketë asnjë tolerim në asnjë rrethanë dhe për askënd. Ftoj qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të telefonojnë duke iu garantuar reagim të shpejtë, me forcën e ligjit”, thotë ministri në njoftimin e tij.

32 mjete lundruese janë bllokuar nga Policia Kufitare këtë të diel.

Mjetet e bllokuara nga Ksamili në Velipojë janë 16 Jet Ski, 6 gomone, 8 skafe  dhe  2 mjete lundruese turistike. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se kjo masë është ndërmarrë pasi drejtuesit e mjeteve kanë kryer shkelje duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Krahas bllokimit të mjeteve lundruese, drejtuesit janë ndëshkuar me gjoba.

bllokimi i 32 mjeteve lundruese balla

Lini një Përgjigje