TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Gusht 2023, 14:00

“Gjithçka transparente”, Veliaj për kullën 64-katëshe: Dy copat e PD-së nuk mund të lajnë hesapet e tyre në kurriz të Tiranës!

Shkruar nga Pamfleti

“Gjithçka transparente”, Veliaj për kullën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e quan debatin për kullën “Mali i Tiranës” si i stisur nga sherri mes dy PD-ve. Veliaj shprehet se çdo procedurë është bërë në mënyrë transparente.

Kryebashkiaku tha se Lulzim Basha dhe Sali Berisha  nuk mund të lajnë hesapet e tyre në kurriz të Tiranës.

Të thuash që zbuluan diçka në gusht është tërësisht patetike. Ajo që ndodhi është që në korrik rikonfirmohet segment i PD-së në detyrë, që është PD e vulës e nisi sherrin me PD-në e Saliut. Ky është sherr mes dy copave të PD-së.

Ata mendojnë si në kohë të tyre kur çdo gjë bëhej me gjobëvënie dhe e trajtonin si plaçkë qytetin. Duke qenë se Saliu vetë vriste, siç bëri me 21 janarin mendon se të gjithë vrasin. Duke qenë se Gërdeci ishte planifikuar nga i biri i tij dhe gjithçka që ndodhi aty përfshi dhe rastin fatkeq të hedhjes në erë të 26 vetëve mendon se kështu funksionojnë të gjithë. Por nuk është kështu. Ndodhi gjithçka në mënyrë transparente. Është paguar një taksë 4 milionë euro në bashki. Janë po këta njerëz që sot do i shkonin në stadium.

Merrni kamerën shkoni në stadium. Do i keni të gjithë analistët. Vetë janë të gjithë me vila, që kryesisht i kapin nga kjo gjobëvënie, që të jemi të qartë se kam pasur dhe debate me shtypin. Shikoni se keni sot gazetarë e analistë që jetojnë shumë më mirë se ata që kanë 30 – 40 vite që punojnë. Në këtë sens këtu është bërë një lëmsh mes dy copave të PD-së që mendojnë se do të lajnë hesapet e tyre në kurriz të Tiranës. Konkursi ishte transparent, transparente leja e transparente taksa. 

Duhet ti japim kohë çdo projekti të realizohet. Do të shikoni se kush e ka mallkuar më shumë janë të parët që akomodohen e  shijojnë bukuritë e Tiranës. Sot jemi në situatën ku hotelet vetëm po lehtësojnë akomodimin e turistëve. Mjafton të shikosh stadiumin që do të luhet sot. Ata që e urrejnë janë copa të ndryshme të PD-së, ca të kunatit e ca të Zenit, kokat hëngshin se nuk kemi asnjë orë për të humbur me ta. Tirana duhet të ecë përpara.”-shprehet Veliaj për mediat.

 

 

erion veliaj kulla mali i tiranes

Lini një Përgjigje