TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Gusht 2023, 08:58

Kokalari 'shpërthen' ndaj Shkëlzen Berishës dhe zbulon prapaskenat: Trego lidhjet e tua financiare me Ilir Shtufin!

Shkruar nga Pamfleti

Kokalari 'shpërthen' ndaj Shkëlzen Berishës dhe zbulon

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar pasi Shkëlzen Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka 20 përqindëshin e tij te “Mali i Tiranës”.

Kokalari shprehet se Sali Berisha dhe djali i tij duhet t'u tregojnë demokratëve se çfarë i lidh me Ilir Shtufin.

Kokalari pretendon se për projektin me të lartë në qendër të Tiranës nuk janë shitur vetëm zgjedhjet lokale, por edhe zgjedhjet e 2025-sës.

Jo, Shkëlzen! Fakti mbetet që ky është projekt i Shtufit, atij që të tërë thonë se është partneri yt. Ja, ky është thelbi. Prandaj detyra jote është të demostrosh të kundërtën.

Do të na thuash tashti që për 20% që merr Rama, ka aprovuar projektin me të lartë dhe më të madh në sipërfaqe pikërisht partnerit tënd? Në fakt, këto janë dyshimet, që në vend të merrte 20% nga përfitimet, mori bashkitë dhe zgjedhjet lokale. Jo gjithnjë transaksionet bëhen me para.

Gjithsesi, ai 20% është aq i majmë sa vetëm zgjedhjet lokale nuk mjaftojnë. Unë them keni premtuar 2025, dhe nëse jam e saktë në këtë, sigurisht qe Rama do dal t'ju mbroj, dhe jo vetem t'ju mbrojë se keni pazare në mes, por dhe veten s'ka pse ta lërë të implikohet kur PD e ka çuar në SPAK. Thelbi i vajtjes në SPAK është korrupsioni ekonomik i lidhur thellë me atë politike. Nga kjo vuan Shqiperia.

Që do vinte dita kur ti ose dikush nga familja jote do lavderonte Edi Ramen, këtë se kisha parashikuar kurrë.

Dhe si një FYI - herë pas here thoja "it doesn't make sense" per shumë gjera qe po benit, sepse seriozisht nuk ju kuptoja lëvizjet e radhës. Tashti çdo gje 'makes sense'!

Keshtu qe dil, jo me arrogance si Rama, por me thjeshtësi të plotë dhe foli direkt foltoristit dhe demokratit, çfare janë lidhjet e tua financiare me Shtufin?"-shkruan Kokalari.

evi kokalari shkëlzen berisha

Lini një Përgjigje