Analisti Ben Andoni ka folur komentuar vizitën që deputeti grek i Partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos zhvilloi me Fredi Belerin, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës më 14 Maj.
Andoni thotë se Greqia duhej të kishte një lloj distance ndaj kësaj çështjeje teksa shtoi se sipas mendimit të tij, në Himarë do të mbahen zgjedhje të reja.
“Ju e dini që zona e Himarës është minoritet linguistik, dhe ka një ndjeshmëri të madhe për Greqinë dhe me kalimin e kohës edhe është shtuar.
Zoti Syrigos është njohësh shumë i mirë i së drejtës dhe ka funksione politike për të ardhur këtu. Përcaktimi i parë sot prej tij ishte nga ana juriste, ai tregon se nëse vazhdon më këtë sens, atëherë Greqia do ketë penalitet për Shqipërinë në rrugën e saj në BE.
Në pjesën e dytë foli me gjuhë politikani, dhe në pjesën e tretë me një gjuhë që për mua është e papërshtatshme.
Duket se drejtësia shqiptare ka marrë përsipër një barrë të jashtëzakonshme. Ai thekson se nga të gjitha rastet që janë evidentuar, përse është në burg vetëm Beleri?! Greqia duhej të kishte një lloj distance. Është hera e radhës sepse grekët vazhdimisht ndërhyjnë tek ne, sa i përket rastit të Belerit.
Emri i tij (Belerit) ishte provokaturë. Ka shpëtuar me procedura, por nuk është përballur si duhet me drejtësinë për masakrën e Peshkëpisë.
Në Himarë ka shumë individë që mund ta përfaqësonin shumë mirë kauzën e zonës. Mirë nuk është sjellë as zoti Rama për shkak të etiketimeve që ka bërë. Duket sikur e ka paraprirë arrestimin e tij. Besoj se në Himarë do të ketë zgjedhje të reja.”, tha ai për News 24.
Lini një Përgjigje