Deputeti demokrat Lefter Gështeja tha se përçarja e PD nuk i shërben të ardhmes së vendit. Gështenja u shpreh se fakti që 260 mijë demokratë i bojkotuan zgjedhjet e fundit, duke refuzuar të votojnë as për Bashën e as për Berishën është shenjë që në PD duhet të ketë reflektim.
“Kemi rastin e 14 majit, kemi 260 mijë demokratë që nuk zgjodhën asnjë palë, nuk votuan. Çfarë do bëjmë për këta njerëz që u ka ikur besimi për secilën palë. A duhet të punojmë që këta njerëz të afrohen? Ajo që kemi thënë të gjithë bashkë është të ulemi, të reflektojmë, të bëjmë një analizë pse PD erdhi në këtë gjendje, pa prerë koka politikisht, por secili duhet të ketë një përgjegjësi dhe pas kësaj duhet të kemi një proces real me zgjedhje reale, me votues dhe kandidatë realë. Në asnjë nga proceset në PD nuk ka pasur garë reale”, tha Gështenja.
Lini një Përgjigje