TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Gusht 2023, 11:32

Kulla 58 kate në qendër të Tiranës, Veliaj bën "të pafajshmin": Kokat hëngshin!

Shkruar nga Pamfleti
Kulla 58 kate në qendër të Tiranës, Veliaj bën
Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranes, Erion Veliaj e quajti të stisur debatin për “Malin e Tiranës”.

Veliaj bën të pafajshmin dhe thotë si i gjithë ky debat i stisur është një sherr mes dy copave të PD-së.

“Ajo që në fakt ndodhi është se në korrik rikonfirmohet një segment i Partisë Demokratike në detyrë, që është PD-ja e vulës dhe fillon sherrin e brendshëm me PD-në e Saliut, në qoftë se mund ta quaj kështu. Kështu që, është një sherr mes dy copave të PD-së sepse ata mendojnë se si në kohë të tyre, ku çdo gjë bëhej me gjobëvënie, ku çdo gjë bëhej për të copëtuar dhe për të trajtuar qytetin si plaçkë, ata mendojnë se kështu bëjnë të gjithë.

Duke qenë se Saliu vriste vete, ai mendon që të gjithë njerëzit vrasin, siç ndodhi në 21 janar. Duhet qenë se Gërdeci ishte planifikuar nga i biri i tij paraprakisht, edhe gjithçka që ndodhi aty, përfshirë dhe rastin fatkeq te hedhjes në erë të 26 vetave, ai mendon se kështu i bëjnë të gjithë njerëzit planet. Pra në Partinë Demokratike problemi dhe sherri brenda llojit sepse ata besojnë dhe mendojnë që të gjithë shqiptarët funksionojnë kështu. Por nuk është kështu! Ndodhi në mënyrë transparencë”, tha ai.

Veliaj më tej sulmoi analistët dhe tha ata që akuzojnë sot, janë të gjithë me vila që kryesisht i kapin me gjobëvënie.

“Merrni kamerën shkoni në stadium sot, do të keni këtu gjithë analistët. Vetë janë të gjithë me vila, që kryesisht i kapin nga gjobëvënia. Keni sot gazetarë dhe analistë që jetojnë shumë më mirë se ata njerëz që kanë 30-40 vite që punojnë. Kështu që, në këtë sens këtu është bërë një lëmsh mes dy copave të Partisë Demokratike, dhe mendojnë që do i lajnë hesapet e tyre në kurriz të Tiranës. Përsa i përket Bashkisë së Tiranës, konkursi ishte transparent, transparente leja, transparent taksa. Kurse për sa i përket sherreve që ka brenda Partisë Demokrate thoshin gjyshet tona: Kokat hëngshin. Por në qoftë se mendoni se ne jemi duke i qarë hallin kë të ndihmojmë vulën, apo Saliun, unë them përsëri kokat hëngshin, sepse Shqipëria ka parë keq si nga ajo familje e bashkuar, si nga ajo familje e copëtuar, ka prodhuar vetëm ligësi”, deklaroi Veliaj.

 

kulla 58 kate në qendër të tiranës veliaj pd

Lini një Përgjigje