TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Gusht 2023, 13:10

Georgia Meloni viziton nesër Vlorën, takim privat me Ramën

Shkruar nga Pamfleti
Georgia Meloni viziton nesër Vlorën, takim privat me Ramën
Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni dhe Edi Rama në samitin e BE në Tiranë, 6 Dhjetor 2022

Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni do të vizitojë Vlorën të hënën.

Në një informacion paraprak u tha se ajo do të mbërrinte me traget, ndërsa më pas u fol për udhëtimin e saj në një mjet privat.

Deri tani nuk dihet arsyeja e vizitës, por kryeministrja është ftuar nga homologu i saj në Shqipëri, Edi Rama dhe bëhet fjalë për një vizitë private, shkruan Euronews Albania.

Ende nuk dihet arsyeja e vizitës së kryeministres për këtë një vizitë private. 

Ndërkohë, turizmi në Vlorë vazhdon të ketë rritje. Banorët po lirojnë dhe shtëpitë e tyre në mënyrë që t’i ofrojnë me pagesë për pushuesit sepse gjithçka deri në fund të gushtit është plotësisht e rezervuar.

Vetë Rama për mediat italiane, është shprehur se ka ftuar kryeministren Giorgia Meloni të kalojë disa ditë pushime në Shqipëri me familjen e saj.

“Giorgia më tha se do të donte të kalonte disa ditë në plazh me ne. Italianët janë si në shtëpi këtu. Synojmë gjysmë milioni vizita...Pra, do t’ju ​​them një sekret, folëm pak ditë më parë, ftova Giorgian dhe familjen e saj të kalonim disa ditë këtu, duke pushuar.", tha Rama për për italianen Il Foglio.

 

rama meloni vlorë

Lini një Përgjigje