
Nëse një ditë do keni nevojë për dikë, për të qenë me ju në një moment vështirësie të jashtëzakonshme, thërrisni një shqiptar.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim me presidentin francez, Emmanuel Macron, ku u nënshkruan dy marrëveshje në fushën e kulturës, ekonomisë dhe inovacionit.
Por gjatë konferencës së përbashkët me presidentin Macron, Rama nxiti dyshime me fjalët e tij se pas vizitës fshihet diçka tjetër. “Do presim me krahë hapur gjithçka që vjen nga Franca”, kështu u shpreh kryeministri Rama gjatë konferencë së përbashkët duke i shtruar në “tavolinë” Macronit opsionin e një nderi të mundshëm në të ardhmen.
“Do presim me krahë hapur gjithçka që vjen nga Franca. Sepse kur Franca mbërrin, nuk është vetëm një çështje parash, por njohje dhe diturie. Ne shqiptarët nuk jemi të pasur apo të mëdhenj, por kemi aftësi, jemi besnikë, gjë që është unike. Nëse një ditë do keni nevojë për dikë për të qenë me ju në një moment vështirësie të jashtëzakonshme thërrisni një shqiptar, ai do të vijë”, tha kryeministri Rama gjatë konferencës së përbashkët.
Njëjtë si me vizitën që bëri vitin e shkuar në Itali, para se të dilte plani për ngritjen e kampeve për emigrantët në Lezhë, Rama deklaroi se italianëve i kemi shumë borxhe dhe për këtë arsye, ata duhet të ndihmohen kur të na jepet mundësia. Pak dinim ne, por më vonë doli se pas miqësisë shqiptaro-italaine, të pompuar nga Rama, fshihej marrëveshja për emigrantët.
Nuk mund të themi me saktësi se çfarë po luhet pas perdeve të politikës shqiptaro-franceze, por sinjalet janë se diçka po bluhet, pasi takimet e Ramës dhe Macronit kanë qenë të shpeshta. Ky i fundit vizitoi Shqipërinë në tetor të viti të shkuar dhe tani, Rama i ktheu vizitën në Paris, vetëm disa ditë pasi vizitës së presidenti serb Aleksandër Vuçiç.
Ajo që nxit gjithashtu dyshime, është se një takimi i këtij niveli u mbajt disi i ‘fshehtë’ nga qeveria e cila zakonisht shfrytëzon në maksimum takime të tilla.
Por siç ndodh gjithmonë, “tymin” e këtij takimi do të mund ta shohim disa muaj më vonë, njëjti si rasti i paktit me Melonin./Pamfleti
Lini një Përgjigje