
Komisioni hetimor i TIMS ka nisur me përplasje dhe akuza të forta. Deputeti i PD-së Asllan Dogjani ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke thënë se Ervin Muça, ish drejtoi i TIMS-s, ka dyshime të jetë agjent i shërbimeve të huaj.
Sipas tij historia e dyshimtë e Muçës ka nsiur që te AKSH-i, ku sipas Dogjanit, një punonjës i AKSH-it e ka kallëzuar Muçën sepse ky i fundit ka përdorur të dhënat e tij për të transferuar 1 milionë euro te një kompani.
“Kam dhe një informacion tjetër për këtë Muçën, që në kohën që ka qenë te AKSH, një punonjës i tij e ka kallëzuar sepse ka përdorur të dhënat e tij për të transferuar 1 milionë euro te një kompani.
Pasi është zbuluar, është marrë në pyetje punonjësi, dhe ka thënë se nuk di gjë. Më pas ai ka bërë kallëzim, dhe është larguar nga puna.
Ky (Ervin Muça) mund të jetë një agjent i shërbimeve të huaja që merr të dhënat e qytetarëve dhe mund t’i përdorë kundër Shqipërisë.
Dhe ndaj e kemi kërkuar si dëshmitar. Do kërkoja të shtrijmë hetimin se mund të jetë agjent i shërbimeve të huaja, ai ka bërë tradhti kombëtare”, deklaroi Dogjani.
Lini një Përgjigje