Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka reagur sërish për mbrojtjen e që deputetja socialistja mori dje në Parlament përballë Gjykatës Kushtetuese.
Pavarësisht se prej janarit të vitit 2023, legjitimitetin e mandatit të saj trupa kushtetuese kërkoi ta shqyrtojë në themel, maxhoranca për herë të dytë brenda dy viteve votoi kundër lënies së vlefshmërinë e mandatit të saj në dorë të gjykimit kushtetues.
Argumentet e përdorura nga socialistët nuk ngjasonin të reja, madje tingëllonin me ato të përdorura dy vite më parë kur u shqyrtua për herë të parë çështja e deputetes dhe ish-ministres Olta Xhaçk, bashkeshorte e investitorit strategjik Artan Gaçi.
Bardhi thotë se Rama ndërtoi një shtet paralel, ku ai është edhe Kryeministër dhe Kryegjykatës.
'Nuk mund të ketë një drejtësi për Edi Ramën dhe një drejtësi ndryshe për gjithë të tjerët.
Vendimi i djeshëm i Kuvendit që i jep statusin “e paprekshme nga drejtësia” investitores strategjike Olta Xhaçka, është akti më i paprecedentë i ndodhur në 33 vjet. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese mund të mos na pëlqejnë, por detyrimin për t’i zbatuar nuk e shmangim dot.
Duke refuzuar me votë politike zbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, praktikisht Edi Rama ndërtoi një shtet paralel, ku ai është edhe Kryeministër dhe Kryegjykatës. Ky nuk është as shtet ligjor dhe as shtet demokratik. Kjo është goditja më konkrete që i bëhet Reformës në Drejtësi dhe institucioneve të reja të dala prej saj.
Edi Rama doli dje zbuluar përpara çdo qytetari si njeriu i pushtetshëm që është mbi ligjin dhe që trajton këdo ai dëshiron si mbi ligjin.
Nëse opozita dhe qytetarët humbin edhe mundësinë që paligjshmërinë ta korrigjojnë përmes institucioneve, zhbëhet i vetmi mekanizëm që ruan balancat në një shoqëri demokratike. Vullneti i Edi Ramës nuk mund të jetë kurrë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Ai është vetëm vullneti i mbrapsht që në 11 vjet ka cënuar interesin publik për llogari të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, që pasurohen dhe grabisin çdo ditë pronat dhe paratë publike.
Mbrojtja politike ndaj një zyrtari të mazhorancës që kërkohet nga drejtësia është mesazh që Edi Rama e ka përsëritur sa herë i është rrezikuar interesi i tij. Të gjithë mbajnë mend se në të njëjtën mënyrë u soll edhe me Saimir Tahirin, ku fillimisht e mbrojti nga drejtësia. Por mbrojtja politike nuk zgjat shumë. Si në atë rast, edhe në mbrojtjen që po i ofron Olta Xhaçkës, përgjegjësia mund të vonojë, por do të vijë!', shkruan Bardhi.
Lini një Përgjigje