TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Prill 2024, 12:07

"Plazhin e duam që mos të vijë dikush nga mali të vër çadrën"/ Rrjeti shpërthen kundër Olta Xhaçkës: Je e pështirë!

Shkruar nga Pamfleti
"Plazhin e duam që mos të vijë dikush nga mali të
Olta Xhaçka

"Plazhin e duam që mos të na vijë dikush nga mali të na vër çadrën aty", kjo deklaratë fraza që deputetja socialiste përdori teksa u pyet se përse bashkëshorti i saj është bërë investitor strategjik në Himarë. Teksa po jepte një intervistë për Top Channel, ish-ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, deklaroi se ishte ëndërr e bashkëshortit të saj që të bëhej investitor strategjik në Himarë edhe pse është në shkelje të ligjit. 

Kjo deklaratë skandaloze e deputetes socialiste, e bërë në një televizion kombëtar ka marrë reagime të shumta nga qytetarët, rrjetet sociale dhe nga gazetarët. Xhaçka me tone racizmi dhe përbuzje ka ofenduar të gjithë shqiptarët që nuk kanë mundësi që të shkojnë në plazhe të shtrenjta, por zgjedhin si këmbim plazhet publike duke marrë çadrën me vete dhe duke shijuar kohën me familjen e tyre në det.   

Për Xhaçkën dhe familjen e saj, që kanë shkelur ligjin dhe kanë zaptuar tokat në Himarë me ndihmën e ish-kryebashkiakut Jorgo Goro, është më e ndershme që plazhet të kthehen në burim lekësh për ta, se sa që të shkojnë njerëzit që skanë gjendje financiare për të përballuar çmimet stratosferike që vendosen. 

Gazetarët Blerina Gjoka, Klodiana Lala, Taulant Koplikaj apo dhe Klevin Muka kanë ironizuar deklaratën e Xhaçkës, e cila dukej e lehtësuar që u shkelë vendimi i Gjykatës Kushetuese dhe që socialistët mbrojtën mandatin e paligjshëm të saj.

Reagimet në rrjet:

"Plazhin e duam që mos të vijë dikush nga mali të

Blerina Gjoka

"Plazhin e duam që mos të na vijë dikush nga mali te na vër çadrën aty"
Cit: investitori strategjik

Klodiana Lala

Olta Xhaçka nëse të ka mbetur sadopak moral, ik vete! Aq pështirë ngjan sa jam e bindur që të vjen ndot nga vetja jote!

Klevin Muka

Po vjen djali me pamje nga mali,
Të ngulë çadrën, të dalë ku të dali,
-Jo mor djalë se atë se ngul dot,
Këtu i thonë Dhërmi, e deti ka Zot

Taulant Koplikaj

Ju s'keni turp qe reagoni pa kuptu nentekstin. Kur thotë nga Mali, e ka fjalën për Malin e Zi.
Por jeni mësu me sha e me ofendu njerëzit e punës dhe sakrificave.

olta xhaçka

Lini një Përgjigje