TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Prill 2024, 15:40

Nis me debate Komisioni për TIMS, Gogu-Salianjit: Javën e kaluar donit t'i jepnit pafajësi Berishës, sot doni të bëheni gjyqtar i Ervin Muçës

Shkruar nga Pamfleti
Nis me debate Komisioni për TIMS, Gogu-Salianjit: Javën e kaluar donit
Komisionit Hetimor për TIMS 

Mbledhja e Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS ka nisur me debate.  Nënkryetari i këtij komisioni, Toni Gogu, kërkoi nga kolegët e opozitës t'i përmbahen vendimit të Kuvendit e të mos shndërrohen në gjyqtarë. Gogu iu përgji akuzave të Salianjit pas arrestimit të drejtorit të IT në Policinë e Shtetit. 

"Rezultatet e punës sonë janë një hetim ligjor mbi veprimtarine e sistemeve qe mbrojne sistemin TIMS, nuk jane gjyqe. Ju terheq vemendjen t'i qendrojme ketij urdheri te Kuvendit. Zoteria te cilit ju i referoheni ka statusin e te prezumuarit i pafajshem. Nuk ndeshkon Kuvendi. Ne hetojme veprimtarine me ndihmen e disa eksperteve. Une e kuptoj qe ju jeni shume te trembur dhe ndiqni strategjine e atij qe eshte sot me i tremburi ne ballkonin e shtepise se tij. Ky rol eshte te marresh rolin e gjyqtarit. Javen e kaluar donit t'i jepnit pafajesi Berishes, sot doni te beheni gjyqtari i Ervin Muces. Ju nuk ndiheni rehat ne rolin e parlamentarit qe heton sipas vendimit te Kuvendit. Nga njera ane doni te shfajesoni farefisin tuaj politik dhe nga ana tjeter te ndeshkoni kundershtarin politik. Kjo sepse jeni humbes seriale. Pa humbur kohe ju lutem kthehuni ne shinat e vendimit te Kuvendit. Mos u beni ju inkuizitore", deklaroi Toni Gogu, nënkryetari i Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMS.

Gogu iu përgji akuzave të Salianjit pas arrestimit të drejtorit të IT në Policinë e Shtetit.

"Ju vidhni ne trembeni, ju vidhni ne kemi frikë, ju nxirrni gjoksin për të mbrojtur të inkriminuarit. Nuk kemi kërkuar që Berisha të vijë e ne ti bëjmë gjyq, kemi pranuar që të vijë e të japë llogari, siç Edi Rama të vijë. Pse trembeni ju, çfarë lidhje ka me procese gjyqësore? Diskutimi s’ka lidhje as me procedurën kështu që të shkuara e qofshi mirë."

Lini një Përgjigje