TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Prill 2024, 14:25

"Plazhin e duam që mos të vijë dikush nga mali të vër çadrën", Olta Xhaçka sulmon mediat: Fraza u nxorr nga konteksti!

Shkruar nga Pamfleti
"Plazhin e duam që mos të vijë dikush nga mali të
Olta Xhaçka

Ish ministria e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar për deklaratën përballë Grida Dumës që shkaktoi bujë në rrjet sociale.

“Plazhin e duam që mos të na vijë dikush nga mali të na vër çadrën aty”, kjo ishte fraza që deputetja socialiste përdori teksa u pyet se përse bashkëshorti i saj është bërë investitor në Himarë.

Sot në intervistë për Report Tv, Xhaçka e ka justifikuar duke thënë se fraza ishte nxjerrë nga konteksti me dashakeqësi.

'Nuk kam thënë po rrethojmë njerëzit nga mali. Nuk i kam parë komentet në rrjet. Por sërish është vazhdim i komenteve dashakeqe dhe fjalimeve të nxjerra nga konteksti. I kanë dhënë konotacion krahinor është dashakeqe. Doja të thoja që hoteli është në rrëzë të malit. Që ti japësh konotacione krahinore. Absolutisht jo. Të gjithë ata që i njoh dhe të gjithë ata që kanë komentuar origjinën nuk e kanë më shumë se unë. Origjina ime është mbi 1330 metra mbi nivelin e detit. Këto janë vërtet qesharake. Më vjen keq që me dashakeqësi e nxjerrin nga konteksti" tha Xhaçka.

 

olta xhaçka

Lini një Përgjigje