TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Prill 2024, 17:02

Përplasje në Komisionin e TIMS, socialistët kërkojnë mbylljen e seancës, Salianji: Do mbani përgjegjësi penale

Shkruar nga Pamfleti

Përplasje në Komisionin e TIMS, socialistët kërkojnë

Në komisionin e sotëm hetimor për ndërhyrjen në sistemin TIMS, ka pasur debate të shumta midis deputetëve të opozitës dhe mazhorancës. Shkak i debateve është bërë pyetja e deputetit socialist, Toni Gogu, ndaj ekspertëve të pranishëm.

Kryetari i komisionit, Ervin Salianji kërkoi që ekspertët të mos trajtohen si dëshmitar. Më pas, deputetët socialistët kërkuan të mbyllet seanca, por Salianji refuzoi, duke theksuar se këtë e vendoste drejtuesi i komisionit.

“Nëse e mbyllni secili do të mbajë përgjegjësi penale. Nëse e trajtoni këtë sallë sikur e keni pronë tuajën do të bëjë kallëzim të menjëhershëm. Komisioni ka nisur me kuorum dhe nuk mbyllet këtu. Këtë duan shqiptarët që të ikni ju? Nëse doni t’i nxirrni gjoksin kriminalitetit, shkeljes së ligjit. Drejtohu me mirësjellje te kryetari i komisionit”, tha mes të tjerash Salianji.

 

ervin salianji

Lini një Përgjigje