
Sekretari i Përgjithshëm i PD Enkelejd Alibeaj ka analizuar arsyet që sipas tij bashkuan PS-në dhe Rithemelimin drejt një dakordësie që riktheu në normalitet jetën parlamentare. Një prej tyre sipas Alibeajt ishte për të “sakrifikuar” Reformën Zgjedhore.
“Muaj më parë kemi bërë disa propozime jo se janë risi nga përmbajtja e tyre, por duke ndjekur vazhdimin e ndryshimeve kushtetuese ishte e kuptueshme që nevoja më e madhe që procesi zgjedhor për publikun janë pak gjëra lehtësisht të konceptueshme: Llogaridhënia para tyre. Kasta politike është jo llogaridhënëse para tyre. Deputeti të zgjidhet nga qytetari dhe t’ja ketë frikën qytetarit. Thënë ndryshe listat e hapura, Shqipëria një zonë zgjedhore, votat e diasporës… e shndërron deputetin përfaqësuesin politik në rob të interesit të qytetarëve. Sa kohë i depozituam në parlament si propozime pati lëvizje si nga mazhoranca dhe nga opozita”, tha Alibeaj në një intervistë për "ReportTV".
Krahas “sakrifikimit” të Reformës Zgjedhore, Alibeaj tha se pas marrëveshjes fshihet dhe frika që të dyja palët kanë ndaj SPAK. Për këtë arsye sekretari i PD shton se palët sipas tij po bëjnë një tjetër përpjekje për të "kapur SPAK". Sinjal të parë ndaj prokurorisë së posaçme, Alibeaj interpreton votimin e amnistisë penale.
“Kushdo e mendon se cila është arsyeja që bën bashkë Berishën dhe Ramën. Njëri thoshte në një miting që bëri para dy vitesh të kam armik, e mbani mend ulërimën e Berishës. Edi Rama të kam armik. Ndërsa Rama i thoshte je kufomë, nuk merrem me ty. Sot bëjnë këtë marrëveshje. Teatër i hidhur në kurriz të shqiptarëve. Arsyeje tjetër është SPAK. Ramës ministra e drejtorë i shkojnë përditë në derë të SPAK. Me miratimin e amnistisë i çuan një sinjal SPAK. Krijuan atmosferën se spak nuk është i paprekshëm. Nuk është vetëm simbolikë ishte provë me ngarkesë që kalo tashmë dhe me sa duket plani do vazhdojë. Një përfaqësues i mazhorancës ka thënë se do krijojmë një komision në parlament për të kontrolluar shkeljen e të drejtave të njeriut nga SPAK. Politika të mbajë duart larg drejtësisë. Po marr dhe një shembull tjetër për atë se çfarë është arsye që i bën bashkë. Frika nga drejtësia i bën bashkë”, tha ai.
Lini një Përgjigje