
Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis ka kandiduar Belerin në zgjedhjet europiane të qershorit. Edhe pse pati zëra pro dhe kundër, ai futi në lista kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, i dënuar me 2 vite burg në Tiranë.
Vetë Beleri ka dërguar një mesazh në ceremoninë e prezantimit, ku ka provokuar bashkë me të birin. Ata sërish i mëshojnë helenizimit të Shqipërisë.
“Sot, kryeministri Kyriakos Mitsotakis më ofroi mundësinë për të kërkuar votën e popullit grek në zgjedhjet evropiane të qershorit 2024. E falënderoj për këtë, por mbi të gjitha e falënderoj për mbështetjen e pandarë që më dha gjatë gjithë këtyre muajve që isha në burg. Beteja që po bëj nuk është personale. Është një betejë për shtetin ligjor dhe demokracinë, rregullat e së cilës duhet të respektohen nga të gjithë. Është një betejë për vlerat që përfaqëson Perëndimi dhe Europa dhe të cilat duhet të respektohen nga ata që duan t'i bashkohen familjes së madhe evropiane. Është një betejë për pjesën më të vuajtur dhe të padrejtë të helenizmit, minoritetin grek të Shqipërisë.
Vëllezërit e mi që pas dekadash shtypjeje duan dhe kanë të drejtë të jetojnë të lirë dhe të qetë, pa frikë, në një vend që respekton të drejtat, nderin dhe pronën e tyre. I bëj thirrje çdo greku dhe gruaje të mbështesë votën e Demokracisë së Re, të mbështesë kryeministrin që po ndërton me vendosmëri dhe metodë një Greqi të fortë dhe krenare, Kyriakos Mitsotakis”, thuhet në mesazhin e Belerit.
I pranishëm në podium për të mirëpritur kandidaturën, ishte djali i Belerit, i cili ka provokuar me helenizimin e Himarës: “Jam shumë i prekur, nëna ime që ka qëndruar gjatë gjithë kësaj kohe, motra ime dhe të gjithë himariotët që ishin dhe janë mbi ne. Falënderoj Demokracinë e Re, nderoi Himarën, nderoi helenizmin në Shqipëri, nderoi traditën e familjes së vet. Falënderoj edhe ata që na qëndruan pranë në luftën tonë të drejtë për lirinë e babait tim. Askush nuk mund të luajë me fuqinë e helenizmit”.
Lini një Përgjigje