TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Prill 2024, 18:43

Mitsotakis riciklon Belerin, kandidat në zgjedhjet e BE bashkë me Pirro Dhimën; ish-peshëngritësi provokon me “Epirin e Veriut”

Shkruar nga Pamfleti
Mitsotakis riciklon Belerin, kandidat në zgjedhjet e BE bashkë me
Beleri, Mitsotakis dhe Pirrro Dhima

Mediat greke shkruajnë se Mitsotakis ka vendosur ta kandidojë Belerin, duke mos krijuar pakënaqësi në elektorat dhe parti.

Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis duket se ka vendosur të riciklojë Fredi Belerin. Pasi në Shqipëri u damkos si hajdut votash, duket se Demokracia e Re e ka futur kandidat në zgjedhjet evropiane për të provokuar Tiranën.

Fillimisht pati zëra se nuk do të futej në listë, por dukeqenë se pati shumë përplasje, mediat greke shkruajnë se Mitsotakis ka vendosur ta kandidojë, duke mos krijuar pakënaqësi në elektorat dhe parti.

Mitsotakis riciklon Belerin, kandidat në zgjedhjet e BE bashkë me

Në një aktivitet që u mbajt nga Demokracia e Re, u lexua dhe një mesazh nga Fredi Beleri. Po ashtu të pranishëm ishin djali dhe vëllai i tij.

Sot, kryeministri Kyriakos Mitsotakis më ofroi mundësinë për të kërkuar votën e popullit grek në zgjedhjet evropiane të qershorit 2024. E falënderoj për këtë, por mbi të gjitha e falënderoj për mbështetjen e pandarë që më dha gjatë gjithë këtyre muajve që isha në burg. Beteja që po bëj nuk është personale. Është një betejë për shtetin ligjor dhe demokracinë, rregullat e së cilës duhet të respektohen nga të gjithë. Është një betejë për vlerat që përfaqëson Perëndimi dhe Europa dhe të cilat duhet të respektohen nga ata që duan t'i bashkohen familjes së madhe evropiane. Është një betejë për pjesën më të vuajtur dhe të padrejtë të helenizmit, minoritetin grek të Shqipërisë.

Vëllezërit e mi që pas dekadash shtypjeje duan dhe kanë të drejtë të jetojnë të lirë dhe të qetë, pa frikë, në një vend që respekton të drejtat, nderin dhe pronën e tyre. I bëj thirrje çdo greku dhe gruaje të mbështesë votën e Demokracisë së Re, të mbështesë kryeministrin që po ndërton me vendosmëri dhe metodë një Greqi të fortë dhe krenare, Kyriakos Mitsotakis”, thuhet në mesazhin e Belerit.

I pranishëm në podium për të mirëpritur kandidaturën, ishte djali i Belerit, i cili ka provokuar me helenizimin e Himarës: “Jam shumë i prekur, nëna ime që ka qëndruar gjatë gjithë kësaj kohe, motra ime dhe të gjithë himariotët që ishin dhe janë mbi ne. Falënderoj Demokracinë e Re, nderoi Himarën, nderoi helenizmin në Shqipëri, nderoi traditën e familjes së vet. Falënderoj edhe ata që na qëndruan pranë në luftën tonë të drejtë për lirinë e babait tim. Askush nuk mund të luajë me fuqinë e helenizmit”.

Mitsotakis riciklon Belerin, kandidat në zgjedhjet e BE bashkë me
Pirro Dhima

Por ai nuk është i vetmi himariot. Po ashtu pjesë e garës europiane do të jetë dhe peshëngritësi Pirro Dhima, i cili duket se ka provokuar që në fjalën e parë. Ai ka folur për “Epirin e Veriut”.

Kandidatura më jep forcë të luftoj për të tashmen dhe të ardhmen e fëmijëve tanë në Europë, për vëllezërit tanë në Epirin e Veriut”, tha ai.

Fredi Beleri u dënua nga Gjykata e Posaçme me dy vite burg për vjedhje votash. Greqia bëri luftë të madhe për ta liruar, por nuk ja doli. Po ashtu kjo solli dhe përplasje mes dy vendeve. Duket se Mitsotakis me kandidimin e tij në zgjedhjet e BE dërgon mesazh drejt Edi Ramës. Por nga ana tjetër duhet dhe të presim nëse Beleri do fitojë, pasi kandidatura e tij thuhet se ishte thjesht për tu bërë qejfin nacionalistëve. /Pamfleti

Lini një Përgjigje