TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Janar 2026, 18:44

Ervin Salianji nga Lezha: Të bashkojmë opozitën, pavarësisht sulmeve të Berishës

Shkruar nga Pamfleti
Ervin Salianji nga Lezha: Të bashkojmë opozitën, pavarësisht
Salianji

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka vijuar turin e takimeve me strukturat dhe aktivistët e Partisë Demokratike, duke u ndalur ditën e sotme në qytetin e Lezhës.

Në takim kanë marrë pjesë një numër i madh demokratësh, të cilët kanë mbushur sallën e Pallatit të Kulturës së Lezhës.

Gjatë fjalës së tij, ish-deputeti ka deklaruar nga PD duhet të bëhet forcë fituese duke bashkuar të gjithë opozitarët që, sipas tij, prej 13 vitesh “derdhen në opozitë”. Ai deklaroi se pavarësisht sulmeve të opozitës, qëllimi i tij është bashkimi i demokratëve.

Salianji theksoi se vetëm përmes bashkimit të plotë të opozitës mund të realizohet rotacioni politik në vend.

“Duhet ta bëjmë PD fituese, të bashkojmë të gjithë demokartët që dergjen prej 13 vitesh në opozitë, të bashkojmë popullin opozitar dhe të bëjmë të mundur rotacionin. Ne i kemi qëndruar qëndruar përballë qeverisë më banale dhe më të korruptuar në historinë e Shqipërisë. Kam marrë shumë mesazhe nga demokratë nga i gjithë vendi. Por ajo që po ndodh në Lezhë është se salla është e mbushur plotë. Demokratët duan ndryshim, Shqipëria do ndryshim. Demokratët e Lezhës i kanë provuar të gjitha, në këto vite gabimet e lidershipit të PD dhe braktisje nga lidershipi, por se kanë humbur shpresën asnjëherë”, tha ai.

Demokratët nuk i janë bindur thirrjes së PD-së për ta bojkotuar takimin e Salianjit, ndërkohë që i janë bashkuar aktivitetit të tij.

Një ditë më parë, Berisha u dërgoi demokratëve të Lezhë një mesazh ku u kërkoi të mos bëhen pjesë e takimit. Në mesazh drejtuar demokratëve u tha se takimi i Salianjit ka tërësisht agjendë private dhe se po organizohet me ndihmën e kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu.

1 Komente

  1. R
    Rifat Rexhepi.

    O Ervin nuk bashkohet opozita sa të jetë Sali Berisha ne krye të PD. Bjeri o vella ne koke muhabetit të largojmë sb. Po kështu si flet ti as të qin as të leshon.

    Lini një Përgjigje