Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka nisur sot një vizitë zyrtare tre-ditore në Moldavi, me ftesë të presidentes Maia Sandu.
Kjo vizitë, e cila do të zgjasë nga data 18 deri më 20 janar, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Njatë qëndrimit në Kishinau, Presidenti Begaj do të zhvillojë takim kokë më kokë me homologen e tij, Sandu, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit moldav.
Në qendër të bisedimeve do të jetë zgjerimi i bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të ndërsjellë, me një fokus të veçantë te shkëmbimi i përvojave për procesin e integrimit evropian.
Lini një Përgjigje