TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Janar 2026, 11:40

Ftesa në 'Bordin e Paqes' Rama sulmon mediat: Shqipëria nuk do të paguajë 1 miliardë euro

Shkruar nga Pamfleti
Ftesa në 'Bordin e Paqes' Rama sulmon mediat: Shqipëria nuk
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ftesën që Trump i ka bërë Shqipërisë për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, strukturë kjo që do të shërbejë si qeveri tranzitore për të qeverisur Gazën pas përfundimit të luftës. 

Rama shkruan se Shqipëria nuk do të paguajë 1 miliardë euro për të qenë përgjithmonë pjesë e bordit dhe se Shqipëria nuk do të presë emigrantë nga Palestina. 

"Tenxheret politike mediatike po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë! 

Në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB 
GËNJESHTËR 

Shqipëria do të paguajë 1 miliardë EURO 
GËNJESHTËR

Palestinezët do të vijnë në Shqipëri
GËNJESHTËR", thotë Rama.

Sipas Ramës, këto lajme janë “të pjella” nga” mllefi i injorancës dhe inati i ligësisë” duke sulmuar mediat.

“E vërteta është shumë e thjeshtë se sa ç’pjell, sidomos në çdo rast kur nderohet Shqipëria, mllefi i injorancës dhe inati i ligësisë: Tenxheret politike e mediatike të mexhelisit tonë janë teneqera të zhurshmshme Shqipërisë së vjetër, ndërsa kjo që po vazhdojmë të ndërtojmë me shumë mund e këmbëngulje të madhe është një Shqipëri Tjetër, e dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe e respektuar botërisht. Sa për mua personalisht, rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve, që më kanë ngjitur e mbajtur katër herë në majën e shtetit shqiptar dhe respekti i atyre që janë në majat e botës a të Europës, i cili më duhet mbi të gjitha për të nderuar e lartësuar Shqipërinë. Ky është një moment i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku tërbimi i tenxhereve thjesht na siguron se sa më shumë lehin qentë, aq më përpara është duke shkuar karvani”, shkruan Rama në X.

 

kryeministri edi rama 1 miliard euro

Lini një Përgjigje