TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Dhjetor 2025, 18:29

Ervin Salianji flet para takimit me strukturat në Durrës: Qëllimi ynë është ringritja e partisë

Shkruar nga Pamfleti

Ervin Salianji flet para takimit me strukturat në Durrës: Qëllimi

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Ervin Salianji ka folur nga Durrësi pak para nisjes së takimit me demokratët dhe strukturat e kësaj partie.

Salianji u shpreh se ky takim ka në fokus rikthimin e vëmendjes së politikës tek qytetarët, takimet dhe bashkëbisedimet për një qëllim të vetëm, ringritjen e Partisë Demokratike.

Ai thekson se PD duhet të jetë më e fortë dhe të shihet si një alternativë qeverisëse.

“Salla është plot, është e rëndësishme që cilido prej politikanëve por sidomos ata të PD të kthehen tek njerëzit, tek kafet, tek takimet, tek bashkëbisedimet, për të bërë të mundur ringritjen e PD, ripërtëritjen, unë do të jem në çdo takim ku do të më kërkojnë demokratët për të ndarë mendimet se si PD të bëhet e fortë dhe të jetë alternativë qeverisëse. Janë të gjithë në takim, struktura e PD.

Partia Demokratike duhet të jetë alternativë që e mund Edi Ramën dhe qeverisjen e PS-së. Deputetët janë në Këshillin Kombëtar, është menduar nga organizatorët që të jetë format ku flitet hapur dhe qartë dhe për të çuar mendimin aty ku duhet”, u shpreh ai.

Ish-deputeti Salianji ka njoftuar se nga e mërkura e 3 dhjetorit, do të nisë një seri takimesh me demokratët, duke filluar nga qyteti i Durrësit.

Lini një Përgjigje