TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Dhjetor 2025, 17:58

Mbledhja e qeverisë/ Rama bën sërish ndryshime në nivel zv. ministrash, emërohet kreu i ri i Agjencisë së Bregdetit

Shkruar nga Pamfleti

Mbledhja e qeverisë/ Rama bën sërish ndryshime në nivel zv.

Kryeministri Rama ka bërë sërish ndryshime në qeveri. Në një vendim të fundit, bëhet me dije se ka pasur ndryshime në drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe në ministrinë e Arsimit.

Mësohet se në mbledhjen e sotme të qeverisë, Xheni Beqaj është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Ndërsa Orjana Osmani është liruar nga detyra e zv/ministres së Arsimit dhe Sportit dhe është emëruar si zv/ministre e Arsimit duke pasur një ndryshim portofoli.

“Emërimi i Drejtorit të ri të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit

•Xheni Beqaj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Lirim dhe emërim në detyrë në Ministrinë e Arsimit

•Orjana Osmani lirohet nga detyra e zëvendësministres së Arsimit dhe Sportit.

•E njëjta emërohet zëvendësministre e Arsimit (ndryshim portofoli)”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Mbledhja e qeverisë/ Rama bën sërish ndryshime në nivel zv.

Lini një Përgjigje