
Deputeti Asllan Dogjani ka komentuar lëvizjen e Ervin Salianjit, pasi zhvilloi një takim me deputetët e pakënaqur të PD.
Ai u shpreh se në Partinë Demokratike nuk janë ndaluar asnjëherë zërat kundër, ndërsa theksoi se në PD nuk ka munguar asnjëherë debati.
“Unë s’jam për të ndaluar zërin e lirë, le të flas Salianji dhe të tjerë le të dalin dhe të flasin, jemi në demokraci. Ne këtë po luftojmë këto pak standarde që kanë mbetur nga demokracia t’i ruajmë. Ne kemi një regjim këtu, kanë ardhur në pushtet përmes shfrytëzimit dhe dhunimit. Në PD ka vend për debat. Aty s’është i ndaluar debati secili ka të drejtë të japë mendimin e vet. Po PD duhet të bëjë analizë të hap partinë. Unë shkoj në kafe me çdo demokrat pa asnjë problem, por ne duhet ta bëjmë luftën të gjithë bashkë. Por duhet që në Shqipëri të kemi zgjedhje të lira, sepse nga ajo ditë do të filloi ndryshmi në vend.
Në një familje politike duhet të ketë debate dhe diskutime, sepse i shërben politikës dhe partisë dhe aq më tepër në një parti si PD që ta them sinqerisht që jam aty që prej 2013 dhe debati s’ka munguar ndonjëherë. Unë isha i pari që doli kundër kodit zgjedhor dhe e kam parashikuar ky kod si shërbente PD. Nëse Berisha do thoshte që brenda PD s’ka zë dhe nuk lejohet të flitet atëherë do të ishte një problem i madh”, tha ai për “Report Tv”.
Dogjani theksoi se Partia Demokratike ka nevojë për një riorganizim. Sipas tij, opozita duhet që të bëjë diçka që t’u tregojë ndërkombëtarëve se në këtë vend është regjim.
“Në këto momente kemi probleme, duhet riorganizim partie, analizë, duhet parë se ku gabuam dhe çfarë nuk shkoi, po nëse kemi prap përballë këtë regjim që s’do të ketë zgjedhje të ndershme ne prap nuk fitojmë. Unë s’dua që Shqipëria të digjet dhe të merren armët që të vijë PD në pushtet. Opozita duhet që të bëjë diçka që t’u tregojë ndërkombëtarëve se në këtë vend është regjim. Unë mendoj se ne duhet që të merremi me skandalet dhe me vjedhjet e kësaj qeverie. Pas zgjedhjeve do të bëhet analiza në çdo sesion dhe do të bëhen takime edhe me qytetarët”, u shpreh deputeti.
Lini një Përgjigje