TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Dhjetor 2025, 15:09

Takimi i Salianjit, Kalaja cakton vijat e kuqe: Po shkeli parimet nuk e mbështes më

Shkruar nga Pamfleti

Takimi i Salianjit, Kalaja cakton vijat e kuqe: Po shkeli parimet nuk e

Aulon Kalaja, ish-kandidat për deputet i PD-së në Qarkun e Durrësit, do të jetë sot pjesë e takimit që Ervin Salianji do të zhvillojë me demokratët e qytetit bregdetar.

Por Kalaja paralajmëron se nëse takimet që do të zhvillojë Salianji cedojnë nga parimet, ai largohet.

"Do jem në takim në Durrës, do dëgjoj problematikat, do marr vendimet e mia në raport me vijimësinë  e kësaj gjëje. Sa i përket fraksionit, nuk e gjej veten në fraksion. Në politikë s’jam për ti gjetur vendin Salianjit, nëse shoh cedim nga parimet unë çohem nga tavolina", theksoi Kalaja në Report TV.

I pyetur mbi komentin e Berishës se është një takim privat, Kalaja thotë se për momentin është më e rëndësishme që disa pyetje të marrin përgjigje, si a do mblidhet këshilli dhe a do ketë analizë. Kalaja kritikon deputetët, për të cilët thotë se ka prej tyre që 4 vite nuk duken në terren dhe pastaj thjesht ndërrojnë zonën për tu dukur si “fytyra” të reja.

“Është mendimi i kryetarit që ka një farë të drejte në raport me strukturat, nga informacionet që kam do ketë struktura të PD. Këta janë njerëz që kanë punuar për ne, këtu do shikohet se çfarë ka menduar grupi i organizmit. Është momenti për ti dhënë përgjigje disa pyetjeve, a do mblidhet këshilli, a do ketë analizë, se në 2023 nuk u bë analizë.

Jam dakord që mos të jetë gjueti shtrigash, por ne do marrim disa masa me atë njerëz që janë teknicien dhe s’kanë lidhje me votën. Njeriu duhet të jetë kafshë politike, nëse ke hyrë në politikë ti matesh me vota. Pse do konkurrosh nëse s’ke vota.

Ke deputetë që ndërrojnë zonën, kamë 4 vite që s’janë dukur në zonë dhe ndërrojnë zonën që të jetë fytyrë e re diku tjetër dhe pas  vitesh do ta ndërrojnë sërish zonën. Këto problematika duhet të marrin përgjigje”, tha Kalaja.

 

Lini një Përgjigje