TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Dhjetor 2025, 13:19

Mazhoranca dhe bashkitë në një zë për projektligjin e gjuetisë, monitorimi i zonave të mbrojtura i kalon pushtetit vendor

Shkruar nga Pamfleti

Mazhoranca dhe bashkitë në një zë për projektligjin e

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural mbajti sot dëgjesën publike për projektligjin “Për gjuetinë” me aktorë interesi OJF/ORG me fokus kryesor mbrojtjen e mjedisit dhe faunës së egër.

Mbledhja ishte e përbashkët me Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.
Sipas projektligjit të ri për gjuetinë, pas moratoriumit, monitorimi i zonave te mbrojtura pritet t’i kaloje pushtetit vendor.

Deputetët e mazhorancës, përfshi kryetarët Anila Denaj dhe Blendi Klosi u shprehën dakord me këto ndryshime, që moratoriumi i gjuetisë t’i kalonte për menaxhim pushtetit lokal, pasi i ka mundësitë.

Kurse nënkryetari Blendi Himçi, deputet i PD-së, ngriti disa pyetje dhe dyshime në lidhje me pushtetin vendor dhe kapacitetin e tij.

“Nuk shikojmë rritje të kontrollit të territorit. Ngrihet pyetja nëse bashkitë i kanë kapacitetet dhe mundësitë për ta kontrolluar edhe moratoriumin e gjuetisë. Duhen parë kapacitetet reale nëse ekzistojnë këto mundësi sepse shohim edhe problematika dhe vështirësi në kontrollin e territorit. Problem mbetet edhe kontrolli i gjuetisë së paligjshme. Po flasim për kontrollin e gjuetisë së paligjshme”, tha ai.

Kurse në emër të kryetarëve të Bashkive foli kryebashkiaku i Elbasanit, Gledjan Llatja, i cili parimisht u shpreh dakord me ndryshimet për ligjin e moratoriumit të gjuetisë dhe kalimit të tij në kompetencat e pushtetit lokal.

“Jemi njohur me draftin dhe me projektligjin. Kemi mditë që kemi ndlauar edhe gjuetinë në bashki, Është një ligj i mirëk, sidomos për zonat specifike të gjuetisë dhe në këtë proces. Bashkitë i kanë aftësitë, kompetencat dhe mundësitë për t’i kontrolluar, kemi edhe Inspektoriatet e Pyjeve dhe të tjerat në territor për ta monitoruar dhe për të qenë në shërbim të zbatimit të ligjit nga pushteti vendor. Deri tani kemi treguar se menaxhimi i pyjeve ka qenë i mirë, ka vullnet edhe për shtim të të ardhurave dhe kjo konvergon edhe me draftin e këtij ligji.

Në parim jam dakord me projektligjin, i cili rregullon atë që deri tani ka qenë i ndaluar dhe rregullimi është bërë i saktë”, tha Llatja.

Kryetarja e komisionit, njëkohësisht ish-ministrja Anila Denaj, u shpreh dakord me këtë projektligj, duke theksuar se i shërben edhe decentralizimit, pasi ishte normale që moratoriumi i gjuetisë të kontrollohej nga vetë Bashkitë, por duheshin parë me kujdes vetëm çështja e ndarjes së pushteteve.

“Ne e kemi konsultuar këtë projektligj, në kuadër të decentralizimit dhe mendojmë se i shërben bashkive ehe për ta menaxhuar edhe për të rritur të ardhurat. Dhe në kuadrin e decentralizimit mendojmë se i shërben menaxhimit të zonave nga institucionet lokale. Por këtu duhet të marrim parasysh edhe çështjen e ndarjes së pushteteve”, tha Denaj.

Në emër të Bashkive, kryebashkiaku Llatja garantoi se institucionet lokale i kishin kapacitetet.

“Bashkitë i kanë kapacitetet dhe i afrojnë mundësitë për ta menaxhuar, ka inspektoriate dhe institucione që mund ta realizojnë.

“Do bëhet një plan menaxhimi 10-vjeçar për ta kontrolluar sa më mirë çështjen e menaxhimit të pyjeve. Më tej do inventarizohet gjithçka, kafshët, shpendët, sa do lejohet gjuetia dhe si do menaxhohet shtimi i tyre”, tha Llatja.

Deputeti i PD, Xhelal Mziu, ngriti shqetësime për mënyrën e ndarjes së licencave për gjuetinë dhe vendosjes së gjobave për gjuetinë e paligjshme, pasi mund të kishte selektivitet me motive politike. Ai kërkoi monitorimin e ligjit dhe procesit nga Bashkimi Evropian.

“Bashkitë mendoj se kanë kapacitetet e nevojshme, por ligji duhet t’i nënshtrohet kontrollit edhe nga instancat e bashkimit Evropian. Unë jam i shqetësuar vetëm për dy çështje, dhënien e licencave që bëhet nga kryetari i bashkisë dhe mund të ketë selektivitet dhe ajo e vendosjes së gjobave”, tha deputeti.

Lini një Përgjigje