TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Dhjetor 2025, 12:13

Prapaskenat: Pse Rama e tradhëtoi Zelenskyn dhe po flirton me Putin?

Shkruar nga Pamfleti

 Prapaskenat: Pse Rama e tradhëtoi Zelenskyn dhe po flirton me Putin?

Kryeministri lë pas axhendën shtetërore dhe kërkon ndërmjetësim personal për falje politike, ndërsa paniku rritet nga goditjet ndaj rrethit të tij kriminal...

Vizita e Edi Ramës në Katar nuk pati asnjë qëllim shtetëror. Kryeministri kërkoi të dërgonte një mesazh të tretë drejt Donald Trump përmes një kanali të ndjeshëm diplomatik, duke përdorur miqësinë e Katarit me kreun republikan. Shakaja e Ramës ndaj Trump në praninë e Macron dhe presidentit të Azerbajxhanit duket se ka shkaktuar zemërim në rrethin e Trump. Burimet diplomatike pohojnë se Rama ka kërkuar të vendoset në dispozicion të një marrëveshjeje, madje duke pranuar fundin e karrierës së tij politike. Takimet e fshehta në Katar e Vjenë me Jared Kushner nxisin dyshime se Rama ka kërkuar një rol ndërkombëtar, me synimin për t’u vendosur në krye të OSBE në fillim të 2026. Nëse skenari është i vërtetë, ai duhet të shpallë largimin para Vitit të Ri.

Vizita e Edi Ramës në Katar ishte një mister i vërtetë. Nuk pati asnjë axhendë shtetërore dhe asnjë arsye politike për një marrëdhënie me shtetin e vogël, por shumë të pasur, të Gjirit Persik. Kryeministri foli shumë pak, ndërkohë që Katari sot është kthyer në një pelegrinazh negociatash botërore, si për Lindjen e Mesme, ashtu edhe më gjerë.

Kreu i qeverisë së Katarit është një nga politikanët për të cilët Donald Trump nuk ka orar për të telefonuar. Ata janë kthyer në miq të ngushtë. Edi Rama, i informuar nga njerëzit afër presidentit amerikan, ka shkuar atje për të çuar një mesazh të dëshpëruar. Është sinjali i tretë. Ai kërkon një falje të madhe duke përdorur një ndërmjetës.

Shakaja e Edi Ramës në prani të Macron me presidentin e Azerbajxhanit për Donald Trumpin ka qenë shumë më e rëndë sesa e ka menduar vetë kryeministri. Reagimet që kanë mbërritur në Tiranë kanë qenë të rënda për të. Nuk kanë ardhur direkt, por paniku e ka përfshirë. Siç mësohet, ai ka thënë se është gati të vihet në dispozicion, edhe nëse i duhet të mbyllë karrierën e tij politike. Por nuk ka marrë asnjë përgjigje dhe asnjë sinjal.

Kjo e ka shqetësuar më shumë. Kur erdhi ndëshkimi ndaj narkotrafikantëve pranë rrethit të tij, frika i hyri në palcë. Për këtë arsye, Edi Rama ka ndërmarrë të luajë tërë reputacionin politik, duke u ofruar si negociator i Europës me Rusinë, nëse këtë e pëlqen Donald Trump.

Ai ka kontaktuar dy anët e kundërta të medaljes, Emanuel Macron dhe Viktor Orban, por deri tani nuk ka marrë konfirmim. Për këtë arsye, ka dalë hapur me metodën e vet të vetme, atë të Shaban Qoses së Tiranës së viteve 80. Ai është bërë lideri i parë i një vendi të NATO-s pas Orbanit që kërkon negociata direkte të BE me Rusinë, duke u ofruar si kurban politik.

Nuk duket një veprim i improvizuar. Edi Rama është i pari lider i Ballkanit që ka takuar disa muaj më parë njeriun më të ngushtë të Putinit, Aleksandër Llukashenko. Pamfleti e bëri publik atë takim, por asnjë media shqiptare nuk foli. Tani kanë nisur të flasin. Prej disa ditësh, qarqe pranë Ramës po hedhin mjegull në media duke thënë se qëndrimet e tij kanë sens politik europian.

Ka shumë mister mbi axhendën e Ramës në Katar dhe në Vjenë. Sipas burimeve diplomatike, në të dy rastet ai ka takuar dhëndrin e Donald Trump, Jared Kushner, i cili u nis në Moskë pas një misioni negociues në Katar dhe dje u kthye nga Vjena për në Moskë.

Zërat që qarkullojnë në këto mjedise thonë se Rama ka firmosur largimin e tij për një mision ndërkombëtar. Pozicioni i parë që ai ka kërkuar është ai i kreut të OSBE në fillim të vitit 2026.

Po posti i kryeministrit të Shqipërisë? Nëse skenari realizohet, ai duhet të shpallë largimin para Vitit të Ri./Pamfleti

 

prapaskenat rama putin zelensky

5 Komente

  1. T
    Tony Xherahu

    Ne Shqiptaret nuk kemi mendje por, sa per HAMENDJE ia kalojme gjithe botes. Ja psh. une kam nje informacion te sakte qe, Edua vajti ne Qatar te behet synet se nuk na qenka bere e tani ka infeksion te bibilushi. Me duket se edhe Doni per ate pune ka vajtur. I ka rekomanduar dhendrri i Donit qe eshte cifut se edhe ata behen synet.

    1. B
      Bobi

      Jeni te papare per skenare. Te shohim c’ndodh ne boten e vertete.

      1. D
        Daut Dauti

        Kjo punë dihet është "tradhëtarë"

      2. L
        Lapi

        Fallxhore apo gazetare. Artikull sh interesant.

        1. M
          Maro

          Kreu I Ösbe vjen nga vende re fuqishme. Nuk ka shans.

          Lini një Përgjigje