TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Dhjetor 2025, 15:40

Cilësia e rrugëve, Balliu debaton me Malajn: Shiu nxorri në pah ndërtimet e dobëta të PS

Shkruar nga Pamfleti

Cilësia e rrugëve, Balliu debaton me Malajn: Shiu nxorri në pah

Deputeti demokrat Klevis Balliu ka debatur me kolegun e tij socialist Agron Malaj. Në Komisionin Parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, janë diskutuar disa ndryshime në kodin rrugor për përmasat maksimale dhe peshat e autorizuara të mjeteve që qarkullojnë në rrugët e vendit tonë.

Deputeti Balliu ka diskutuar sesa kilometra rrugë janë ndërtuar gjatë qeverisë së PD krahasuar me ato gjatë qeverisjes socialiste.

“12.700 është më e madhe se 1400 që keni bëre ju. Siguria rrugore vjen nga cilësia e dobët e ndërtimit të rrugëve. Vetëm për rrugët e PD mos flisni, asnjë nga ato rrugë nuk është prishur nga shiu”, tha Klevis Balliu.

“Një rrugë Kombi bënë këta dhe e trumbetojnë. Ju llogarisni edhe rrugët që keni lënë rrugëve”, iu përgjigj socialisti Agron Malaj.

Lini një Përgjigje