
Do të jem për të dëgjuar, bashkëbiseduar dhe për të ndarë mendimet se si Partia Demokratike bëhet më e fortë dhe alternativë që e mund Edi Ramën dhe qeverisjen e PS-së është një takim ku janë gjitha strukturat e PD dhe lista më e votuar e Durrësit...
Ka nisur në Durrës, takimi i anëtarit të Kryesisë së PD-së, Ervin Salianji, me demokratët dhe strukturat lokale të kësaj partie, duke shënuar kështu nisjen e një turi në bazën e kësaj force politike.
Kjo është hera e parë që nga momenti që Sali Berisha mori kontrollin e Partisë Demokratike që zhvillohen “Foltore” jashtë kontrollit të kreut demokrat. Nuk dihet nëse ky takim i parë i anëtarit të Kryesisë do të pasohet nga ndonjë masë ndaj tij, duke pasur parasysh qëndrimin e Berishës që e konsideroi si një lëvizje që nuk ka lidhje me forumet e kësaj partie.
Pak para nisjes së takimit, Salianji tha se do të jetë në çdo takim që do më kërkojnë demokratët.
“Do të jem për të dëgjuar, bashkëbiseduar dhe për të ndarë mendimet se si Partia Demokratike bëhet më e fortë dhe alternativë që e mund Edi Ramën dhe qeverisjen e PS-së është një takim ku janë gjitha strukturat e PD dhe lista më e votuar e Durrësit. Deputetët janë në Këshillin Kombëtar është menduar nga organizatorët që të jetë format ku flitet hapur dhe qartë dhe për të çuar mendimin aty ku duhet.
Qëllimi i vetëm i çdo takimi është ringritja dhe zgjimi i PD. Interesi publik dhe sidomos opozitar i PD-së”, tha ai.
Nisja e një turi të tillë takimesh nga Salianji u parapri nga një kafe, që ish-deputeti organizoi me fitues të primareve, por edhe me kandidatë për deputetë të listave të hapuram që rezultuan ndër më të votuarit në zgjedhjet e 11 majit.
Ashtu sicc pritej, Ilir Alimehmeti është shfaqur në krah të Salianjit, ndërsa takimi u hap nga Oresti Berberi, nga FRPD, i cili e konsideroi këtë takim në funksion të forcimit të PD dhe hapjes së kësaj force politike.
Në takim janë gjithashtu kryetari i grupit të këshilltarëve të PD në Bashkinë Durrës dhe ish-drejtues i Foltores, Tan Burgia; nënkryetarët e Degës Vis Shuaipi; ish-deputeti Pëllumb Berisha; sekretari i Degës Arlind Boshku; sekretari organizativ Nikolin Radovani; si edhe Luan Hoti, ish-kryetar i degës së PD-së dhe kandidat për kryebashkiak në zgjedhjet e 2023-it, kohë kur vulën e PD-së e kishte grupimi i Lulzim Bashës.
Lini një Përgjigje