TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Janar 2024, 15:36

Çeqet e shtetit te restoranti i Ilir Beqjes: Veliaj 12 milionë lekë, Nikolla 7.6 milionë, Kumbaro 6.7 milionë, Peleshi 6.6 milionë, Çuçi 6 milionë...

Shkruar nga Pamfleti
Çeqet e shtetit te restoranti i Ilir Beqjes: Veliaj 12 milionë
Ilir Beqja dhe Gzona /

Dokumentet që po publikon sot “Pamfleti”, tregojnë së kryeministria, Kryesia e Kuvendit, ministritë, agjencitë e tyre, Bashkia e Tiranës dhe 16 institucione të tjera që financohen nga shteti, kanë shtruar dreka e darka në restorantin “Gzona” te Kalaja e Tiranës...  

Në dosjen e SPAK, thuhet se “ka dyshime” që restoranti “Gzona” te Kalaja e Tiranës është në pronësi të Ilir Beqjes, kur realisht e ka 100% në pronësi, por të maskuar pas zarave të tij Ermal Kurtulaj e Gazmend Prenga.

Këtë fakt “Pamfleti” e ka denoncuar më 26 dhjetor 2021, kur vetë Ilir Beqja, reklamonte ofertën 90 Euro/personi për darkën Viti të Ri 2022, por dhe ofertat për banketet e festave fetare gjatë viteve 2022-2023.

Ndërsa QKB, vërteton se Ilir Beqja e kishte regjistruar në emër të gruas Adriana Beqja, por pasi SPAK filloi hetimet, ajo i transferoi aksionet te ortaku fiktiv Arti Malaj, ndërsa ky, restorantin 1 milionë USD e shiti po fiktivisht 100 mijë lekë te “Delta Pharma”.

Deri tani, hetimi ka zbuluar se Ilir Beqaj si Drejtor i Donocionave në Kryeministri, ka çuar delegacionet e huaja për disa dreka e darka te restoranti i tij me shpenzimet e qeverisë, veprim tipik klientelist e në konflikit interesi, pa bërë tender, megjithse e detyron ligji.

Dokumentet që po publikon “Pamfleti”, tregojnë se gjatë kohës së që Beqja ishte nën hetim, Kryeministria dhe drejtoritë e saj, Kryesia e Kuvendit, disa ministri dhe sidomos Bashkia e Tiranës, kanë paguar miliona lekë darka e dreka gjoja zyrtare te restorant “Gzona” i Ilir Beqjes.

Ja disa nga institucionet dhe vlerat nga buxheti i shtetit, që kanë paguar te restoranti i Ilir Beqjes:

1. Bashkia Tiranë: 12 milionë lekë të vjetra.

2. Kryesia e Kuvendit: 7.6 milionë lekë lekë të vjetra.

3. Ministria e Turizëm-Mjedisit dhe agjensitë e saj: 6.7 milionë lekë të vjetra.

4. Ministria e Mbrojtjes me strukturat qendrore: 6.6 milionë lekë të vjetra.

5. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit: 6.1 milionë lekë të vjetra.

6. Kryeministria dhe agjencitë e saj: 5.4 milionë lekë të vjetra.

7. Akademia e Shkencave: 2.2 milionë lekë të vjetra.

8. Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Politeknik: 3.3 milionë lekë të vjetra.

9. Ministria e Jashtme: 1.4 milionë lekë të vjetra.

10. Ministria e Shëndetësisë: 2.2 milionë lekë të vjetra.

11. Ministria e Kulturës: 1.3 milionë lekë të vjetra.

12. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi: 1.2 milionë lekë të vjetra.

Çeqet e shtetit te restoranti i Ilir Beqjes: Veliaj 12 milionë 

Çeqet e shtetit te restoranti i Ilir Beqjes: Veliaj 12 milionë

Pra, kanë çuar miliona lekë të shtetit të restoranti i Ilir Beqjes, drejtorët e kryeministrisë, Krye parlamentarja Lindita Nkolla, ministrat Mirela Kumbaro, Olta Xhaçka, Niko Peleshi, Bledar Çuçi, Skënder Gjinushi, krye bashkiaku Erjon Veliaj  etj..

Madje aq të detyruar kanë qenë, sa edhe Policia e Shtetit që bashkë me SPAK-un e kishin nën përgjim Ilir Beqjen dhe sekserët e tij, më 12 dhjetor 2023, te restoranti i tij kanë çuar për një “drekë pune” delegacionin Anti-mafie të Italisë, ku kanë paguar 1.1 milionë lekë me TVSH.

Deri më tani, janë bërë 70 pagesa te ky restorant, ku përfshihen edhe 16 institucione të tjera qëndrore, që kanë paguar nga 350-400 mijë lekë për “kafe e dreka pune”, ndërsa zyrtarë të lartë të drejtësisë së re, kanë qenë klientë të shpeshtë, të ftuar personal të Ilir Beqjes./Pamfleti

ilir beqja gzona restoranti i ilir beqjes

Lini një Përgjigje