TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Janar 2024, 15:05

Kosova pa viza, Igli Hasani: Një hap i vonuar, por i dobishëm!

Shkruar nga Pamfleti

Kosova pa viza, Igli Hasani: Një hap i vonuar, por i dobishëm!

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani thotë se vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën është i shumëpritur dhe i merituar.

Sipas tij ky është një hap i vonuar por i dobishëm për Kosovën dhe për BE-në.

“E sotmja është një ditë e mirë për Kosovën, pasi qytetarët e saj më në fund kanë filluar të përfitojnë nga liberalizimi i vizave, i shumëpritur dhe i merituar, me Bashkimin Evropian.

Një hap i vonuar, që nuk është  i dobishëm vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe BE-në. Gëzuar Vitin e Ri Kosovë!”, shkruan ai.

igli hasani kosova

Lini një Përgjigje