
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka uruar Kosovën për hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Shehu thekson se viti 2024 nis me këmbën e djathtë për Kosovën.
“Kosova me prane Europes; 2024 fillon me “kemben e djathte”!
Kosovaret nga sot udhetojne pa viza ne hapesiren Shengen!
Nje mundesi kjo e shume pritur, e merituar dhe realisht e privuar gjate.
Sidoqofte me mire “vone se kurre”!
Urimet me te mira!
Urime gjithashtu per ta perdorur kete “hapesire” si nje mundesi identifikimi europian.
Edhe per te europianizuar e zhvilluar me tej ate vend, jeten aty.
Jo thjesht per te permiresuar jetesen duke e braktisur ate vend…
Si fatkeqesisht po ndodh me Shqiperine!
Nje zhvillim tejet pozitiv, i domosdoshem, i nevojshem ky i sotmi per Kosoven e Rajonin, por qe duhet “perdorur” me racionalitet tashme.
Urime!”, tha deputeti Shehu.
Lini një Përgjigje