TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Dhjetor 2023, 19:27

Ilir Meta mesazh urimi për Vitin e Ri: Të ndezim bashkërisht një shpresë të re për vendin!

Shkruar nga Pamfleti

Ilir Meta mesazh urimi për Vitin e Ri: Të ndezim bashkërisht

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri. Ai i ka falenderuar për mbështetjen, teksa shprehet për një të ardhme më të begatë.  

Mesazhi i Metës

Të dashur miq!

Në këtë natë ndërrimi të viteve, le ta lëmë pas vitin 2023 duke qenë falenderues për çdo moment që kemi patur fatin të kalojmë me familjen dhe njerëzit e dashur.

Mirënjohës për gjërat e mira dhe sukseset e festuara, po aq sa për mësimet e fituara në jetë apo në punë;

Duke qenë krenarë për çdo vështirësi me të cilën jeni përballur me dinjitet;

Le të ndezim bashkërisht një shpresë të re dhe të madhe, drita e së cilës do të ndriçojë përgjatë vitit të ri dhe do të jetë udhërrëfyes për Shqipërinë e të ardhmes më të mirë.

Gëzuar Vitin e Ri 2024! Urimet më të mira nga zemra të gjithë shqiptarëve.

 

Lini një Përgjigje