TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Maj 2025, 13:42

Enkileda Çarja shpallet kampione bote në peshëngritje, Presidenti Begaj: Krenar për arritjet e saj!

Shkruar nga Pamfleti

Enkileda Çarja shpallet kampione bote në peshëngritje,

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar peshëngritësen e re shqiptare, Enkileda Çarja, për shpalljen kampione e trefishtë për të reja në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes në Lima, Peru.

Kreu i Shtetit përgëzoi edhe trajneren e saj, Eglantina Kalemi, për punën me përkushtim e pasion në përgatitjen e sportistes.

“Shumë urime për Enkileda Çarjan, e cila u shpall Kampione Bote e trefishtë në Botërorin e Peshëngritjes, theu 3 rekorde evropiane për të reja, si dhe arriti të marrë medalje bronzi për U20! Krenarë për arritjet e Enkiledës dhe punën e përkushtuar të trajneres së saj, Eglantina Kalemi!”, shkroi Begaj në rrjetet e tij sociale.

Enkileda Çarja shpallet kampione bote në peshëngritje,

Lini një Përgjigje