TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Janar 2024, 12:38

Ekstradimi i dy trafikantëve nga Italia dhe Greqia, Balla: Do t’i japim fund pandëshkueshmërisë

Shkruar nga Pamfleti

 

Ekstradimi i dy trafikantëve nga Italia dhe Greqia, Balla: Do t’i
Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për ekstradimin e dy shqiptarëve nga Greqia dhe Italia që ishin pjesë e grupeve kriminale. 

Më anë të një postimi në rrjetet sociale, Balla thotë se çdo ditë vijon bashkëpunimi me Interpol për të gjetur personat në kërkim ndërkombëtar.

“Vijon çdo ditë bashkëpunimi i shkëlqyer me Interpol për gjetjen e personave në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Përgëzime Interpol Tirana në bashkëpunim edhe me njësitë partnere në Itali dhe Greqi, lokalizuan, ndaluan dhe sot ekstraduan në Shqipëri dy persona, pjesëtarë të grupeve kriminale të përfshira në trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike”, shkruan ministri Balla.

Nga Italia është ekstraduar  32-vjeçari Gjergji Luli i akuzuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve. Ky shtetas dyshohet se i ka shitur një sasi lënde narkotike  kokainë, 2 shtetasve të tjerë shqiptarë, të cilët më pas e kanë trafikuar dhe shitur lëndën narkotike, në Itali.

Ndërkohë nga Greqia u ekstradua një 48-vjeçar Arben Cufe i akuzuar si organizator i trafikimit të një sasie lëndë narkotike kanabis, në Greqi.

 

taulant balla gjergji luli arben cufe

Lini një Përgjigje