TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Janar 2024, 18:23

Mohimi i shpërblimit për Luiza Gegën, PD: Akt i neveritshëm i narko-qeverisë, boll me diskriminim të sportit

Shkruar nga Pamfleti

Mohimi i shpërblimit për Luiza Gegën, PD: Akt i neveritshëm

Luiza Gega është pa diskutim atletja më e famshme e të gjithë kohërave në Shqipëri, medaliste e artë, krenaria e sportit shqiptar. Pavarësisht emrit të madh që përfaqëson, pavarësisht asaj që ka dhënë për Shqipërinë, Gega ka marrë shumë pak, ka marrë shumë më pak se sa i takon.

Gega reagoi gjatë ditës së sotme në Instagram, ku u shpreh e zhgënjyer me Ministrisë e Arsimit dhe Sportit, pasi sipas saj nuk i kishin dhënë shpërblimet e merituara.

Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe “Rithemelimi”, që i ka cilësuar si një akt të neveritshëm të narko-qeverisë.

Sipas opozitës, ky është një akt amoral i kësaj qeverie, që urren sukseset që vijnë nga puna dhe gara e ndershme.

DEKLARATË E PD

Një akt i neveritshëm i narko-qeverisë!

Mohimi i shpërblimit të merituar dhe të ligjshëm për Luiza Gegën, atletes që i solli Shqipërisë titullin e kampiones së Evropës në garën 3 mijë metra me pengesa, është një akt amoral i kësaj qeverie, që urren çdo sukses që vjen nga puna dhe gara e ndershme.

Partia Demokratike denoncon me forcën më të madhe këtë qëndrim diskriminues ndaj Luiza Gegës, atletes që ngriti lart dhe nderoi më shumë se kushdo tjetër flamurin dhe vendin tonë në arenën sportive ndërkombëtare.

Partia Demokratike kërkon që ky diskriminim i dënueshëm banditesk të marr fund menjëherë.

luiza gega pd

Lini një Përgjigje